Implikimet praktike te Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike për sektorin privat

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 11:29 | Nga Berat Rukiqi

1) Qasja ne financa dhe sigurimi i likuiditetit për kompanitë: Kompani nga sektorë te ndryshëm te ekonomisë. kane rënie te qarkullimit ne shkalle te ndryshme. Kjo rënie e qarkullimit e ka vështirësuar aftësinë e kompanive për t’i mbuluar shpenzimet qe krijohen gjate operimit. Ne rastet kur kompanitë kane probleme financiare ne Kosove, alternative te vetme ku drejtohen e kane bankën. Ne tere periudhën e pandemisë, bankat kanë shtrënguar kriteret e financimit afatshkurte apo afatgjate për bizneset nga sektorët qe kane rënien me te madhe te qarkullimit. Dispozitat e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike qe mundësojnë dritare te reja garantuese për bizneset, përmes Fondit për Garantimin e Kredive, krijojnë mundësi qe bizneset me garancen e shtetit te sigurojnë financime te reja nga bankat, për likuiditet (kapital qarkullues) apo projekte investime dhe te kenë me shume komoditet për ristrukturim te pozicionit te tyre financiar. Mbi 100 milion pritet te jete skema e garantimit te kredive, gjë qe mundëson mobilizim te rreth 400 milionë eurove, për financim te bizneseve;

2) Ligji për Rimëkëmbjen, krijon baze ligjore për një “kuazi” amnisti fiskale, për te lehtësuar gjendjen financiare te biznese qe nuk kane arrit te paguajnë tatimet e rregullta, rrjedhimisht janë ballafaquar me ndëshkime/gjoba tatimore dhe me kamata për shkak te vonesave ne pagesën e tatimeve. Një pjese e ndëshkimeve dhe kamatave për vonesat ne kryerjen e obligimeve tatimore do te “falen”, për te lehtësuar gjendjen e renduar te  bizneseve te ndikuara nga pandemia;

3) Për prodhuesit vendore: Përparësi ne projektet e financuara me paranë publike (blerjet permes prokurimit publik) dhe TVSH ) 0% për lenden e pare te blere brenda vendit (kjo amse pritet te rrit aftësinë konkurruese për bizneset vendore qe prodhojnë lende te pare);

4) 200 milionët për financim direkt te bizneseve: Ne mënyrë qe këto mjete te kane efektin maksimal ne ekonomi,te njëjtat duhet te te shpërndahen shpejte. Duhet te ndërtohet një sistem i thjeshte për aplikim dhe shpërndarje. Kësaj radhe ka me shume kohe për planifikim te shpërndarjes, prandaj duhet te prioritizohen me mire sektorët. Sektorët me rënie me te madhe te qarkullimit duhet te pranojnë vlere me te larte nga këto mjete. Poashtu duhet te ketë skema te veçanta te financimit për: eksportin, ekonominë digjitale, ekonominë e gjelbër, bizneset e reja, gratë ne biznes dhe riaftësimin e fuqisë punëtore.

Të ngjashme