Intervistë rreth ushkurit

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 21:32 | Nga Kimete Berisha

Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga Ai fjalinë që neve na duhet më së shumti:

Grenell tha: Populli amerikan e do popullin e Kosovës. Dhe tregoi se punon për liberalizimin e vizave.

Intervista përfundoi rreth ushkuri, në orientimin e tij seksual, thuajse Kosova e ka gajlen e seksit të Grenellit.

Grenelli ka qenë i matur dhe fantastik.
Kushdo që e ngacmon për jetën e tij private, është idiot i madh dhe meriton përbuzje.

Se, kështu e kanë zanat shqiptarët. Të sulmojnë në jetën personale. m

Grenelli nuk e di se këtu janë të atakuar:

  1. Beqarët;
  2. Gratë e dhunuara në luftë;
  3. Të vejat;
  4. Të divorcuarat;
  5. Gratë që nuk kanë fënijë,
  6. Të varfërit;
  7. Të sëmurit mendor;
  8. Gratë e pavarura dhe të guximshme;
  9. Personat me të nevoja të veçanta;
  10. Dhe mos të harroj, aseksualët..

Kjo shoqni me bë m’u çel është e tmerrshme, duhet m’i injoru se ta thith gjakun si vampiri lakuriq që e çorron dielli por sheh në terr.

Prej Grenellit, faleminderit që nuk tregoi çka mendon përnjëmend për ne.

Faleminderit që nuk ia dha intervistën Beratit.

Dhe, na fal.

Të ngjashme