Investimet ekologjike, ndikimi i krizës globale dhe ndryshimet në treg

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 11:46 | Nga Arsim Ajeti

Jo gjithherë, situatat kritike ndikojnë në sjelljen e konsumatorëve drejt ndryshimeve radikale në treg,  përderisa pandemia aktuale, nuk është vetëm një krizë globale, por ekzistenciale, si rrjedhojë një sërë masash u ndërmorën për të kontrolluar përhapjen e saj,  përfshirë izolimin e plotë dhe më pas të pjesshëm.

Meqenëse, sipas WTO, të gjithë elementet ekonomiko-sociale janë të ndërlidhura me masat e shëndetit publik, kjo rezultoi drejt ndryshimit të dinamikës së tregut dhe si pasojë, konsumatorët ne njërën anë pësuan transformim gradual, dhe në anën tjetër kemi lëvizje të tregut, nga ajo tradicionalja e bazuar në thëngjill/ naftë tek trendi i ri i energjisë alternative dhe elektrike si asnjëherë me parë.

Trendi global, nga veturat elektrike deri tek energjia solare ka shënuar vitin 2020, mjafton të cekim se Tesla,  jo vetëm që njihet për prodhimin e veturave  elektrike, por ajo së fundmi ka filluar të prodhoj edhe panele solare, për tregun amerikan, fakt i pamohueshëm, se jemi në vitin që Investime në energjinë e ripërtrishme  do të kenë rritje, vlen të cekim edhe një faktor të rëndësishëm, e ajo është ndryshimin e administratës në SHBA,  qysh në ditën e parë Z. Biden ka nënshkruar disa vendime ekzekutive, njëra ndër to, rikthimi në Konventën e Parisit,  dhe premtimi i zëvendësimit të flotës shtetërore nga ato konvencionale në elektrike,

Kjo cilësohet, si një indikator i qartë i administratës amerikane,  për një treg  ekologjik, në fokus primar, zhvillimi ekonomik përmes energjisë se ‘gjelbër’, si një hap drejt luftës ndaj ngrohjes globale,  prandaj Investitorët janë optimist se tregu i energjisë se ripërtrishme, do të këtë rritje dhe vëmendjen e shtuar përgjatë 4 viteve të ardhshme së administratës amerikane.

Por si ka ndikuar e tëra kjo tek ne, në fakt mund të themi se kemi disa zhvillime, kuptohet me kapacitet shumë më të vogla, por në Kosovë kemi interesim për energjinë ‘alternative’  veçanërisht  paneleve solare,  të cilët edhe pse janë në  fazën fillestare të depërtimit në treg, ka interesim, vlen të theksohet se, disa nga kompanitë më të mëdha në Kosovë ( siq janë; Albi Mall, Gorenje, Buqaj, Jysk, dhe Marigona) vetëm se janë pajisur me panele solare të prodhuar dhe instaluara, nga kompania lokale ‘ Jaha’

Përderisa,  trendi i shtëpizave verore, apo ‘eko-villave’ morën hov në kërkesa nga konsumatorët, sipas analizave nga Finacial Times, rritja në investimet tek kompanitë, që marrin në konsideratë vlerësimet mjedisore, dhe ekologjike u rrit për 150%

Këtu, ndër të tjera hyn edhe ruajtja e ambientit, e njohur për investitorë si ‘taksa  ekologjike’ nga vendet  si  Greqi, Spanje, Portugali dhe Kroaci, ku përkundër rritjes së çmimit dhe taksave shtesë,  shitja e vilave bregdetare ka shënuar rritje sensacionale

Tek ne, po ashtu kemi rritje të theksuar në blerje të ‘eko-vilave’dhe sipas të dhënave nga Kompania lokale ‘G & G’ e cila para disa ditëve ka publikuar konkurs pune, si indikator i qartë i zhvillimeve në treg, duke ju përshtatur kërkesave të konsumatorëve, vetëm gjatë vitit 2020,  (Në  krahasim me vitin 2019) ka shënuar rritje në shitjen e vilave, individuale dhe afariste për 200%.

Padyshim rrethanat e imponuara nga pandemia, dhe izolimi në apartamente dhe jo vetëm, ka bërë që shumë familje, me buxhet mesatar, dhe të lart të fokusohen tek investimet në eko-villa, të cilat, jo vetëm në tregun lokal shënuan rritje, por edhe atë global.

Duke ju referuar krizës financiare të vitit 2007, sipas the Economist  që nga ajo kohë, investimet në kompani dhe ‘start-up’ që kanë prioritet energjinë e ripërtrishme, dhe që hyn në projektet e ashtuquajtura  ‘green-investment’ kanë  shënuar rritje prej  220% 

Jo vetëm SHBA-të, por shumë shtete Evropiane, kanë filluar ndarjen e fonde buxhetore për energji alternative, si projekt afatgjatë, prandaj padyshim se e ardhmja do ti gjej këto shtete në një ambient ku dominon energjia e ripërtrishme, ku do ketë më  pak ndotje, dhe më shumë vetura elektrike se sa konvencionale, shembull Norvegjia, e cila edhe pse ndër më të pasurat në Evropë, me rezerva të naftës, prin në zëvendësimin e veturave konvencionale, me ato elektrike.

Konkluzion:

Qeveria në ardhje, së paku duhet të ri-shikoj ligjin për automjetet, dhe të harmonizoj atë me legjislacionin e BE-së, që mos të mbesim vend i riciklimit të veturave, që me të drejt Evropa i konsiderohen ‘junk’, por të Iniciojë një ‘exit strategji’ në mënyrë që, mos të përfundojmë në top 10 vendet me ajrin më të ndotur në botë! 

Si rrjedhojë,  do kemi më pak vetura të vjetra në treg, më pak  kaos në trafik, si dhe, me tepër ajër te pastër, me një rritje të mobilitetit alternativ, shtigje biçikletash, dhe parqe rekreative, e tëra kjo do ndikoj në përmirësimin e kushteve për një jetesë ma cilësore, dhe jo vetëm!

Prandaj qeveria dhe shoqëria civile, duhet ti merr shumë seriozisht këto ndryshime radikale, sepse…ndryshimet janë të mundura, kjo veçanërisht nëse legjislativi i ri konfirmon mbështetjen e plotë, për energjinë e pastër, apo ‘të  gjelbër’  në programet e buxhetit të rimëkëmbjes ekonomike nga Covid-19

Të ngjashme