Isa Mustafa me përvojë po e poshtëron Albin Kurtin…

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 11:37 | Nga Bujar Cakolli

Sot Albin Kurti i takon historisë, edhe atë falë Isa Mustafës!

Definitivsht për një gjë duhet të pajtohemi të gjithë: Poshtërimin, përuljen dhe zhveshjen nga të gjitha parimet të Albin Kurtit dhe VV-së, askush më mirë se Isa Mustafa nuk mund ta kishte bërë.

Isa gjakftohtë, hakmarrës e me përvojë e manipuloi, e degradoi e endi herë në Prapashticë e herë në Prishtinë, e në fund e hodhi si leckë.

E poshtëroi për çdo molotov, për çdo vezë, për çdo sharje, për çdo sulm që Albini dhe VV bëri kundër tij.

Me pas qenë këta liderët e tjerë, qysh javën e parë te negociatave ishin prish me Albinin, dhe miti i Albinit prap kish me ekzistu.

(Autori është zyrtar i PDK-së)

Të ngjashme