“Izolimi sfidon integritetin mendor, fizik dhe emocional”, këto janë rekomandimet nga neuropsikiatri

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 15:28 | Nga Prof. Dr. Afrim Blyta

Janë bërë një muaj që pandemia Covid-19 ka kapluar edhe qytetarët e Kosovës dhe si pasojë e kësaj deri më tani kemi rreth 230 të infektuar, 38 të shëruar si dhe 7 viktima.

Shumë qytetarë po jetojnë në vetëizolim,  përderisa shteti ka hapur edhe karantinën në Qendër të Studentëve në Prishtinë.

E, të gjitha këto masa kanë vetëm një qëllim të përbashkët, e ai është ruajtja e  shëndetit publik fizik e social.

Duke u munduar që të ruajmë shëndetin tonë fizik dhe të familjeve e rrethit tonë shoqëror , e vetmja zgjidhje është që të izolohemi në shtëpitë tona duke evituar daljet jashtë dhe me këtë duke e shmnagur zgjerimin e pandemisë në popullatë.

Por edhe jeta në vetëizolim nuk është se s’është problematike, pasi kjo e fundit mund të ndikojë në shëndetin mendor të njerëzve e cila është po aq e rëndësishme sa edhe shëndeti fizik shkruan Syri.net Kosova.

Përderisa po ballafaqohemi me pandeminë, derisa të gjithë akterët përgjegjës, institucional si dhe priofesionistët shëndetësorë, segmentet e sigurise etj në nivel qendror dhe lokal, po mundohen për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, gjithsesi interesimi i Syri.net Kosova shkon më tutje se çka pas përfundimit të pandemisë.

Sa i përket pasojave të kësaj pandemie,që mund të kenë në shëndetin mendor të njerëzve Syri.net Kosova, ka biseduar me njërin nga profesorët më të njohur në vend,  Neuropsikiatrin Prof.Dr Afrim Blyta.


Blyta në një prononcim për redaksinë tonë, thotë se izolimi  si ndodhi  jetësore është fenomen i cili sfidon integritetin fizik, mendor dhe atë emocional, fenomen ky që sipas tij e çrregullon rutinën e jetës së përditshme.

Ai thekson se nëse izolimi do të zgjatë, atëherë fillojnë problemet të cilat mund të paraqiten në disa nivele, derisa rekomandon që në asnjë formë të mos mungojnë aktivitetet brenda anëtarëve të familjes si dhe komunikimeve mes tyre.

Por a reflekton njëjtë në të gjitha grupmoshat kjo situatë  dhe cilat janë rekomandimet e neuropsikiatrit Blyta, më poshtë mund të gjeni pyetjet dhe përgjigjiet e plota si në vijim:

1.Profesor Blyta, cilat mund të jenë pasojat që mund të shkaktojë izolimi në shëndetin mendor të njerëzve në kohë pandemie?

Izolimi  si ndodhi  jetësore është fenomen i cili sfidon integritetin fizik, mendor dhe ate emocional.  Është fenomen i cili e çrregullon rutinën e jetës së përditshme dhe potencialisht ndijohet si kërcnim  ndaj të cilit organizmi reagon me një fenomen fiziologjik, të natyrshëm i cili quhet stres.

Stresi ështe fenomen i pavetëdijshëm, i pa vullnetshëm i organizimit dhe nënkupton mobilizimin e tërë organizmit ti bëj ballë sfidës kërcnuese. Rrjedhimisht përcillet me fenomene të ashtuquajtura vegjetative si janë: të rrahura të shpeshtuara të zëmres, shtim të frekuencës së frymëmarrjes, shtangim të muskujve, zgjërim të bebzave të syrit, tharje të gojës, ftohje të anësive sidomos të shuplakave dhe të shputave. Ky fenomen  quhet lufto ose ik, fenomen i cili në fundament ka për qëllim tejkalimin e situatës kërcnuese.  Stresi nuk është i dëmshëm nëse zgjatë shkurt, përkundrazi na ndihmon të tejkalohet situata kërcnuese, stresogjene ose traumatike. Problemi lindë atëherë kur sfida dhe kërcnimi  zgjasin, kur stresi është, si e quajnë profesionistët e shëndetit mendor, kronik.

Nëse izolimi do të zgjatë, atëherë fillojnë problemet të cilat mund të paraqiten në disa nivele. Aspekti trupor si vështirësitë me gjum, kokëdhembja, dhembje muskujsh,   djersitja e tepruar, sëmundje të lehta (flama e shpesht), oreks i shtuar ose i ulur. As pekti psikologjik si vështirësi në përqendrim, irritim i tepruar, tensionim, vështirësi në kujtesë, vështirësi në marrje të vendimeve, mungesë vetrespekti, vetvlerësimi dhe vetëbesimi, ndërrimet e shpeshta dhe të shpejta të disponimit, shqetësim, ankth, frikë, disponim të ulur, mendime të errëta etj. Aspekti komunikues dhe i sjelljës, si konsumimi i tepruar i duhanit dhe alkoolit, ushqimit dhe medikamenteve për qetësim, tërhjekja në vete, zvoglimi i komunikimit me anëtar të familjës, acarim i shpejtë, fërkime me rrethin familjar, jo rallë edhe dhunë brenda familjës, fokusim i tepruar në teknologji informative, rrjete sociale etj.

Nëse izolimi zgjatë edhe më shume dhe rrjedhimisht stresi kronik stërzgjatet atëherë  si  efekt ka lodhjen dhe shpenzimin e të gjitha atyre organeve të cilat ndërmjetësojnë gjatë stresit që për pasojë ka mundësin e paraçitjes e sëmundjeve të quajtura si sëmundje psikosomatike si; tensioni i ritur i gjakut, astma bronkiale,  ulçera në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundja e sheqerit/diabeti, sëmundjet e gjëndrës së tireoidesë, sëmundjet e zorrëve etj.

2.Profesor,  a reflekton njëjtë në të gjitha moshat, apo është ndonjëra grup-moshë më specifike ndaj kësaj situate të krijuar? 

Izolimi ndikon në mënyrë jospecifike në të gjitha moshat, kjo nënkupton se asnjë moshë nuk është e kursyer nga izolimi. Por reagimi është specifik sipas moshës, sigurisht që më të ekspozuarit në këtë situatë janë fëmijët, të moshuarit si dhe personat të cilët edhe para izolimit kanë pasur sëmundje trupore ose mendore.

Fëmijët, mëqë janë në peridhën zhvillimore, në drejtim të arritjës së pjekurisë psikofizike, ku çdo sfidë, si në këtë rast izolimi, sidomos nëse zgjatë, do të ketë pasoja në të ardhmën e tyre, sidomos në drejtim të arritjës së pjekurisë emocionale dhe asaj sociale.

Të moshuarit si dhe ata me sëmundje të ndryshme trupore dhe mendore, për shkak të kapaciteteve të zvogluara adaptuese, e adaptimi kërkon energjin të madhe sidomos atë psiqike, me mundësi të përkeqësimit të gjendjeve ekzistuese të sëmundjeve të tyre.

3. Cili është rekomandimi juaj si profesionist, çka duhet të bëhet,  si duhet të sillemi në kushtet e karantinës, që të përballohet sa më lehtë dhe pa pasoja psiqike?

Duhet vepruar në disa nivele; e para është ushqimi. Kemi një zhvendosje të madhe, të vëmendjes  në drejtim të stërkënaqjës me ushqime të tepruara, shpesh shumë kalorike, që rrjedhimisht është shumë e dëmshme, aq më tepër kur pasiviteti fizik mbizotron gjate gjithë kohës, ushqimit duhet kushtuar kujdes i veçantë, ai duhet të jetë i lehtë, i shëndetshëm, me sa më shume perime dhe mundësisht pemë, me sa më pak sheqer, i cili i ulë kapacitetet mbrojtëse të organizmit. E dyta aktiviteti fizik, për të cilin nuk është e domosdoshme palestra. Modalitetet edhe në kushte të izolimit shtëpiak, mund ti zbuloj dhe t’ja përshtas vetës secili individ, pavarësisht moshës ose gjinisë. E treta, komunikimi i sinqertë, i hapur në mes të  gjithë anëtarëve të familjës pavarsisht nga mosha, ka efekt të jashtëzakonshëm mbështetës, u muar vesh i përshtatur moshës dhe kapacitetit njohës të secilit anëtar të familjës. Kjo nënkupton edhe bashkëveprim në mes të gjithë anëtarëve në çfardo lloj akiviteti potencial të përbashkët, i cili mund të realizohet në kushte të shtëpisë, i cili ka për qëllim të forcon raportet ndërpersonale dhe të krijon ambient mbështetës në tejkalimin e kësaj sfide të madhe nëpër të cilën po kalon sot njerëzimi.

Të ngjashme