Janari ky makth shqiptar – jep jetë e merr gjak

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 10:20 | Nga Halil Matoshi

Prelud

Në Janar âsht lé Afrim Maliqi e kanë vdekë (janë helmu dhe vra) Skënderbeu, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova, Isa Boletini dhe Isuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha e Rexhep Mala, Enver Maloku, Zahir Pajaziti, me Edmond Hoxhen e Hakif Zejnullahun…
Janari âsht i frikshem ndër shqiptarë.
Jep jetë dhe merr gjak…
Janari i ka dy ftyra.
Atë të nji fillimi të ri, të nji rilindje dhe atë të trishtuemen, vajtimtaren…
Janari tek shqiptaret vjen si fatum dhe perzihet me botnat paralele dhe me njerëz ândrromtarë lirie, me numra që pikojnë gjak…

  • Me 17 janar 1468 nga nji palë ethe, ka dekë Gjergj Kastrioti, Mbreti i Arbnëvet. Po në këtë ditë kronikat thonë se Leka i Dukagjinëve asht pa tuj ia ba gjamën Kryezotit duke i shkulë leshrat e kresë!

• Afrim Maliqi ishte lindur me 17 janar (u vra në pritë në Bregun e Diellit në Prishtinë sëbshku me Hyzri Tallëm dhe Ilir Durmishin, më 2 dhjetor 1998.
(Ishte 33 vjec kur ra – aq sa kishte Jezusi kur u ngrit në qiell!)

• Po me 17 janar 1982 janë vra n’Gjermani nga policia sekrete jugosllave atdhetarët kosovarë Jusuf e Bardosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

  • Me 17 janar 2002 asht vra n’pritë ushtari i UCK-se dhe deputet i LDK-se, Smajl Hajdari…

• Me 19 janar 1916 në Podgoricë, te Ura e Ribnices, i zânun me pabesi nga Malazezët vritet Isa Boletini. “Pobjeda” e përditshme nga Titogradi, më 26. Maj 1980 e botoi kronikën e atëhershme ku thuhej se ngjarja ishte më 19 janar.

Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dëshmon se beteja ka ndodhë me 23 janar.

Në skicën për biografinë e vet ngjarjen e përshkruan edhe Millovan Gjillas, një bashkëpunëtor i afërt të Titos, Milovan Djilas, i cili përsdytë fjalët e babes së tij Nikolla: “Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbështeti revolverin në dorën e majtë të tij, por nuk pati kohë që ta zbrazë. Një ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Përsëri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy të përgjakshëm. Ka fol diçka në gjuhën e vet por babai nuk e ka marrë vesh. (…) Babai ia mori “ mauzerin” si kujtimin më të madh!”

  • Ismail Qemal Vlora i lindun n’Janar me 16, 1844, ne Vlorë, dhe vdekun me 24 Janar, 1919, ne Perugia, Italy. Njeriu qe ngriti flamurin e Skenderbeut me 28 nanduer ne Vlore dhe shpalli Shqyponine e mosvarme…

• Me 11 janar 1999 në pritë âsht vra Enver Maloku, gazetar dhe publicist, themelues i Qendës për Informim të Kosoëës (QIK)

• Fatalitetin shqiptar të janarit e zmadhon si një përbindësh t’quem peshë nga fundheu fakti se po më 11 janar 1984 në Prishtinë mbi vendin e quajtur “Hani i Dilit” në një shtëpi buzë hekurudhe janë vra nën rrethim mas rezistencës ndaj milicisë serbe atdhetarët Rexhep Mala e Nuhi Berisha, dy militantë anti-regjim;

• Me 15 janar 1999 në Reçak nga forcat serbe të sigurisë âsht kry masakra mbi popullsinë civile me ç‘rast janë vramun 45 fshatarë.

• Me 21 janar 2006 ka dekë – Presidenti historik i Kosovës Brahim Rugova…

• Më 31 janar 1997, në Pestovë afër Vushtrrisë janë vra njashtu në pritë, por nga forcat serbe të sigurisë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu…

Epilogu: Miti

Miti thotë se në religjionin e lashtë romak Janus-it âsht zot i fillimit të tranzicionit. Ai zakonisht âsht përshkrue si njeri me dy fytyra, pasi ai shikon në të ardhmen dhe të kaluemen.
Mendohet konvencionalisht se muaji janar âsht emnu sipas Janus (Ianuarius.)

Të ngjashme