Kelmendi: Dje e “vajtuan” familjen Jashari, sot ia ofrojnë Serbisë daljen në deti

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 08:18 | Nga Gëzim Kelmendi

Kjo është qeveria Kurti!

Me 5, 6 dhe 7 Mars u shënua përvjetori i “Epopesë së UÇK-së.

Në këtë manifestim, zyrtarët e lartë shtetëror si presidenti, kryeparlamentarja dhe kryeministri garuan se kush po paraqitet ma emocional dhe patriot përballë familjes Jashari.

I thurrën proza dhe poezi familjes Jashari.
Por sot me 7 Mars, në ditën e fundit të “Epopesë së UÇK-së” doli në pah deklarara e ministrit të përzgjedhur të Albin Kurtit, ministrit të integrimeve evropiane Blerim Rekës.

Ministria e integrimeve evropiane është ministria që për vite me rradhë ka shpenzuar qindra mijëra euro nga buxheti i Kosovës dhe nuk ka arritur asnjë rezultat.

Duke ditur dëmet dhe pasojat që i ka shkaktuar kjo ministri, kam pritur që kryeministri Kurti do ta mbyllë këtë ministri.
Por ja se edhe ky kryeministër sikur kryeministrat e kaluar, vazhdoi traditën e vjetër duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës me një ministri “koti”.

Kryeministri Kurti në këtë ministri emëroi të përzgjedhurin e tij Blerim Rekën.

Ministri Blerim Reka në intervistën e tij për RTK deklaroi se Serbisë mund të ia japim korridorin tranzit të Kosovës për dalje në detin Adriatik, përmes Kosovës Serbia me dalë në Durrës.

Kjo është deklarata më skandaloze e një ministri të Kosovës në raport me Serbinë.

Pas kësaj deklarate skandaloze nëse kryeministri Kurti nuk e shkarkon këtë ministër, atëherë i bie që kryeministri Kurti pajtohet me këtë qëndrim të ministrit Reka dhe se kjo është agjendë e qeverisë Kurti që Serbia përmes Kosovës të ketë dalje në deti.

Mali i Zi nuk e lejon Serbinë të ketë dalje në deti ndërsa këta “patriotat” e qeverisë së Kosovës dëshirojnë të ia ofrojnë këtë dhuratë Serbisë!

Të ngjashme