Kelmendi: Nëse Serbia e ka Rusinë, nëse Shqipëria e ka Turqinë, Kosova ka mbetur e vetmuar

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Mosdënimini i agresionit të Serbisë në veri të Kosovës nga ana e NATO-s dhe BE-së, është një mesazh jo i mirë për Kosovën.
Kosova pothuajse ka mbetuar e vetmuar pa ndonjë aleat të të fuqishëm.
Sa i përket aleatëve, Shqipëria nuk e ka bërë gabimin që e ka bërë Kosova.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërtoi një aleancë të fuqishme me Turqinë , konkretisht me presidentin turk Erdogan. Kjo aleancë jo vetëm që forcoi Shqipërinë në fushën e ekonomisë, por i dha Shqipërisë një siguri dhe mbrojtje të fortë nga kërcënimet që i vinin nga Greqia.
Por pse Kosova për këto 22 vite pas luftës nuk arriti ta ndërtoi këtë aleancë të fuqishme me Turqinë?
Të gjithë liderët politik të pas luftës zhvilluan një politikë hipokrizie në raport me Turqinë në përgjithësi dhe presidentin Erdogan në veçanti.
Ish- presidenti Rugova nuk ka pasur kurrë afërsi me Turqinë. Urrejtja e tij ndaj Turqisë ka bërë që Kosovën ta mbaj largë nga Turqia.
Ish- kryeministri Thaçi dukej se po afrohej me Turqinë dhe presidentin Erdogan, por doli që ma shumë e ka shfrytëzuar Erdoganin për interesa pushteti se sa për interes të Kosovës. Me 2013 e kishte sjellur Erdoganin në fushatën zgjedhore në Prizren për ta mbështetur ish-kryetarin Ramadan Muja.
Gjithmonë para zgjedhjeve në Kosovë zhvillonte takime qoftë me Erdoganin apo Davutoglun.
Ish- kryeministri Mustafa krenohej që ka ndërprerë investimet turke në Kosovë.
Ish-kryeministri Haradinaj në vazhdimësi kishte raporte të ftohura me Turqinë dhe nuk e shikonte atë si aleat të Kosovës.
Kryeministri aktual Kurti jo vetëm që nuk ka filluar ta ndertoi një lidhje të fortë me Turqinë, por e kishte cilësuar si autokrat presidentin Erdogan.
Kështu që sa herë që Turqia i ofronte mbështetje Kosovës në fusha të caktuara, liderët kosovar ia kthenin përgjigjen e famshme ” Kosova ka zgjedhur rrugën euroatlantike, përëndimore dhe europiane”.
Por sot ku është Kosova ?
Kosova është vendi më i izoluar në rajon.
Bashkësia ndërkombëtare detyroi Kosovën të ia falë 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi si këmbim për viza, por ende sot qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza.
Ndërsa sa i përket integrimeve europiane, doli që ato ishin “ëndërra me sy çelë”, premtime boshe dhe mashtrime.
Përveç që Kosova është vendi më i izoluar, Kosova ka mbetur edhe pa aleat, përderisa Serbia e ka Rusinë dhe Shqipëria e ka Turqinë.
Krejt kjo si pasojë e politikës jo të sinqert, jo të duhur dhe jo të drejtë të udhëheqësve kosovar.
Turqia e don Kosovën, i don shqiptarët, por politikanët kosovar të prirur nga inferiorieti i tyre ndaj identitetit fetar, nga ateizmi dhe komunizmi i tyre, ia kthyen shpinën Turqisë.
Dhe sot Kosovën e kanë lënë të vetmuar përballë ballafaqimit me Serbinë.
Gëzim Kelmendi

Të ngjashme