Kërcënimet e SHBA-së janë reale, Kurti duhet ta heqë taksën dhe t’i japë shans dialogut

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 21:01 | Nga Armend Muja

SHBA dhe loja e shpifur me taksen- Amerika ka bërë përpjekje të pareshtura për heqje të tarifës 100 % ndaj produkteve nga Serbia që nga koha kur është vendosur. Kërkesa e SHBA-së për taksën dhe kërcënimet janë reale dhe këtë e them nga biseda që kam pasë vet me z.Grenell. Nëse rendi i vjetër mendon që ‘Kurti është anti-amerikan dhe po e rrezikon Kosovën’ sepse ka propozuar heqje të pjesshme të taksës, është e logjikshme të njerret konkluzioni se: rendi i vjetër që e ka vendosur taksën kanë qenë ultra anti-amerikan dhe ultra të rrezikshëm për Kosovën.

Taksa është vendosur nga rendi i vjetër si reagim ndaj dështimeve të Kosovës në politikën e jashtme. Rendi i vjetër është i përcaktuar të rrezoj Qeverinë Kurti duke përdorur tregimin e vazhdueshëm se ‘Kurti është i rrezikshëm dhe anti-amerikan’. Paradoksalisht, ata e quajnë Kurtin anti-amerikan që propozon takes 50% ndersa koketojnë vazhdimisht me Haradinaj që propozon mbetjen e taksës 100%.

Si përfundim, propozimi im është që të hiqet taksa si mbyllje e kapitullit të abuzimit nga rendi i vjetër, t’i ofrohet shans dialogut, të ruhet mundësia e reciprocitetit nëse dështon dalogu dhe konsenzus të brendshëm në Kosovë. Qeveria udhëheq dialogun sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Rrjedhimisht, duhet të insitojmë në ekip të përbashkët të dialogut, dukë mirëpritur vullnetin edhe të SHBA edhe të BE-së.

Deri sa Kosova gjendet perballe percarjeve te brendshme dhe te jashtme eshte e rendesishme te kuptohen disa gjera:

(1) SHBA është e vendosur për një marrëveshje ndërmjet Kosoves dhe Serbisë deri në qershor 2020. Administrata Trump e konsideron Kosoven shpenzim pa ndonje kthim ne dekaden e fundit. Perpjekja per nje marreveshje nga SHBA eshte ne funksion te reduktimit te shpenzimeve enorme ne vendet e huaja. Pra, SHBA eshte e vendosur per reduktim te prezences ne Kosove, me apo pa marreveshje. Opcioni me i preferueshem per ta do te ishte me marreveshje.

(2) Ka dy pikepamje rreth Kosoves; nje nga SHBA dhe nje nga BE ne lidhje me Kosoven – Edhe SHBA edhe BE jane te rendesishme per Kosoven. SHBA eshte e interesuar per nje marreveshje te shpejte, BE kerkon nje marreveshje graduale. SHBA eshte e fleksibile rreth opcioneve te ndarjes apo Asociaconit varesisht nga marreveshja mes Kosoves dhe Serbise. BE, e dominuar nga mendimi i Gjermanise, eshte kunder ndarjes se Kosoves. Duke qene qe qasja e SHBA-se eshte me fleksibile, ata jane te prirur per nje partner fleksibil qe e udheheq dialogun – duan nje dialog te udhehequr nga Presidenti. BE favorizon nje dialog te udhehequr nga Qeveria.

(3) Opcioni i tretë – Kosova duhet të përcaktohet për një rrugë të ndërmjeme dhe të insistoj për respektim të plotë të Kushtetutës (Neni 93/Neni 94) – Qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme, Presidenti e udhëheq politikën e jashtme. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria duhet të udheheq dialogun. Në këtë dykuptimësi kushtetuese dhe në këtë përcarje ndërkombëtare, është e rëndësishme që Kosova të insistoj për konsenzus: (1) Qeveria dhe Presidenti bashkërisht përfaqësojnë Kosovën në dialog, (2) SHBA dhe BE janë të dya të rëndëshme në procesin e dialogut, (3) Marrëveshjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, (4) Taksa tërhiqet për t’i dhënë shansë dialogut, (5) Qeveria rezervon të drejtën për vendosje të reciprcitetit në rast se Serbia nuk ka ndërrmarrë hapa në adresim të dialogut.

Të ngjashme