Kërcënimi i Kurtit si pushkalla në duart e një fëmije tekanjoz

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 21:51 | Nga Milazim Krasniqi

Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, siç po kërcënohet Albin Kurti, atëherë mund të ndodhë ky skenar: PDK, AAK, Nisma, AKR dhe disa parti të tjera, bëhen bashkë.

Në atë rast VV e LDK duhet të bëhen bashkë, ndryshe e kanë të sigurt humbjen.

Nëse duhet të bëhen bashkë në zgjedhjet e reja, pse nuk po mund të bëhen bashkë tash, kur e kanë të hapur rrugën për formimin e qeverisë

Nëse përfundojnë gjërat kështu, kjo zbulon paaftësi. Ndërsa, kjo do ta rriste abstenimin e votuesve.

Prandaj kërcënimi me zgjedhje, është bllof, si pushkalla në duart e një fëmije tekanjoz.

Ajo pushkallë nuk e frikëson askend, përveç ndoshta pronarin e lodrës.

Të ngjashme