Kjo qeveri dhe kjo klasë politike po rrezikon ta shndërrojë Kosovën në një shtet të pabërë plotësisht

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 16:51 | Nga Berat Buzhala

LVV, para se te merrte pushtetin, e ka pase nje thenie interesante, nese s’gaboj te perdorur nga shoku Mao, e cila thoshte pak a shume qysh “do te ecim neper humbje te vogla drejt fitores se madhe”.

Me LVV ne pushtet, me Albinin shef te LVV, te Qeverise, te Kuvendit, e tash se fundmi edhe te opozites, ne do t’i korrim disa fitore te vogla per te shkuar drejt humbjes se madhe.

Kur une te ndikohna ne analiza politike, ne interpetime te zhvillimeve politike, prej analfabeteve, atehere une vec e deaktivizoj FB’kin, Twitterin dhe merrna me bujqesi dhe blegtori, kurse bujqit dhe blegtoret le te flasin per politike.

Sigurisht qe ndalimi i referendumit te Serbise ne Kosove ishte nje fitore simbolike, por mos e harroni nje gje, Kurti dhe Osmani e mesuan popullin qe nuk eshte asgje qe t’i themi jo miqve dhe aleateve. Madje, ministerja e Jashtme doli e tha qe ne nuk e shkelim kushtetuten as per aleatet tone. Ministerja po get nuk e din qe kjo kushtetute, ne pjesen veriore, ne kufi me Serbine, mbrohet nga disa ushtare amerikane, qe e patrullojne ate kufi.

Tash cka me thane une kur degjoj idiotesi te tilla? Me thane qe mire e ka kjo a? Jo bre nuk e ka mire, as kjo, e asnje prej ketyne qe po i japin zor.

Ne kesajde pari do te jemi, e do ta shohim qysh do te rrjedhin gjanat. Mos e harroni, krenare dhe te pakerrusur po jetojne ne Gaze miliona palestineze, te udhehequr nga Hamasi, qe fjalen e pare ndaj bashkesise nderkombetare e kane JO, e mandej ulen e bojne llaf.

Kurthi ne te cilen ra opozita kete here, duke u bere pjese e agjendes se Kurtit, do te perdoret tash e tutje vazhdimisht. Sa here qe Kurtit do t’i thote bashkesia nderkombetare, Amerika, pranoje kete marreveshje, ai do t’i gjeje disa behane, do ta refuzoje, do te kthehet ne Kosove e do t’i thote popullit “po dojne me e kriju Bosnjen ketu” edhe do ta ftoje opoziten me e votu edhe nje rezolute kunder kesaj marreveshje ose asaj marreveshje.

Ne kete menyre, pashmangshem, kjo qeveri dhe kjo klase politike do te rrezikoje ta shnderroje Kosoven ne nje shtet te pabere plotesisht, te ekspozuar prej shume rreziqesh dhe pa aleat serioz.

Paramendojeni per nje moment se njohja do t’i hiqet Kosoves, nese keto shtetet e Kuintit, do ta kthenin koken ne anen tjeter. Kurrgjo, edhe keto do te thoshin, qysh po thote Gervalla, qe do ta respektojne kushtetuten e shtetit te tyne.

Kurse me logjiken “hajt se ma m… nuk bohet” une nuk mundem me polemizu. Kjo eshte logjike kamikaze, destruktive dhe pa te ardhme.

Të ngjashme