Kjo qeveri ka ndalur investimet e bllokuar paratë, ndërsa po merret vetëm me të kaluarën

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 12:47 | Nga Muharrem Nitaj

Lajmi i keq, inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19.2%, e pagat për faqe të zezë.

Cmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit e vet.

Kosova në krizën më të thellë energjetike në këto 20 vjetët e fundit, reduktimet 6-2 në pikun e verës, e Qeveria nuk reflekton as për gazin amerikan as për termocentralin Kosova e re e nuk e investon asnjë cent për energjinë.

Po duket se dojnë me e ba llugë edhe me dialogun.
Ka ndodhur ajo që nuk është imagjinuar. Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia.

Janë bllokuar investimet kapitale, e parja është bllokuar në arkën e shtetit.

E këta hala merren me të shkuarën. I fajësojnë qeveritë e kaluara për gjithçka të zezë në këtë vend.

Por nuk e dinë se po “e harrove të shkuarën, po, e ke verbuar një sy, veç po u more me të shkuarën, i ke verbuar të dy”!

Të ngjashme