KMDLNJ: Çka do të bëhej nëse kryeministri Hoti do të fliste kinezisht

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e fundit në Bruksel e që organizua nga Borrel dhe Lajçak, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në komunikim me presidentin e Serbisë, AleksandarVuçiq e paska përdorur një fjalë në gjuhen serbe; razumem , në shqip; kuptoj për të filluar pastaj gozhdimi i tij në kryqin ku patriotët e çiftelisë dhe baterisë i vendosin të gjithë ata që dalin jashtë kritereve që vet i projektojnë se si duhet të jetë një patriot.

Për KMDLNj- në nuk është fort me rëndësi forma e paraqitjes në këto bisedime sa përmbajtja dhe vendosmëria e mbrojtjes së interesit shtetërorë dhe qytetarë. Në këtë kontekst,  për aq sa janë informatat e publikuara të sakta, kryeministri Hoti nuk ka bërë asgjë që do ta rrezikonte interesin e vendit. KMDLNj-ë konsideron se takimi në Bruksel ishte i ngutshëm aq më parë që kishte zhvillime që e dobësuan pozitën negociuese të Kosovës duke e vënë në inferioritet përballë Serbisë e cila ka interes, së bashku me burokratë të BE -së ta zhagisin procesin duke e konsideruar dhe trajtuar si çështje teknike.

Kryeministri Hoti duhet të konsultohet me të gjitha subjektet politike sepse këto bisedime janë interes vital për Kosovën sikur që opozita duhet të udhëhiqet nga ky interes duke kaluar nga një opozitë që kriticizmin që po e përdorë si kartë për refuzim të bashkëpunimit, duhet të shndërrohet në opozitë konstruktive. Në ekipin e kryeministrit Hoti duhet gjithmonë të jetë ministri i Drejtësisë dhe dikush nga opozita, ndryshe nuk do të ketë gjë prej këtyre bisedimeve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe opozitarët, në vend se të merren me “razumem” të Avdullah Hotit është shumë më mirë t’i përmbahen mandatit dhe të merren me rritjen galopante të të infektuarve me COVID-19 si dhe rritjen e numrit që përfundojnë me fatalitet, me diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit me ç’rast dikush, pa pasur nevojë dhe pa asnjë rend, e bëjnë testin sa për facebook kurse ata pa përkrahje vdesin ndoshta edhe shkaku se nuk iu bëhen testet me kohë.

Për këtë, këta që “razumem” të kryeministrit Hoti e kanë bërë çështje mbi të gjitha çështjet, do të duhej të kërkonin hetim nga Prokuroria e Shtetit. Aktualisht për Kosovën bisedimet nuk janë prioriteti kryesorë por është ruajtja e shëndetit mendor, fizik dhe ekonomikë të qytetarëve të Kosovës që po rrezikojnë të sigurojnë edhe mbijetesën elementare. Prandaj, bëhuni seriozë dhe meritoni, së paku një përqindje të vogël të pagave të larta që pameritueshëm e merrni

Të ngjashme