Koalicioni LVV – LDK krijoi një shpresë, por çka ndodhi

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 12:18 | Nga Lulzim Peci

Koalicioni LVV – LDK e krijoi një shpresë se vendi do të mund të merrte një drejtim serioz në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimit të qeverisjes.

Mirepo, qe nga negociatat per koalicion te dyja partite u karakterizuan me shume nga lufterat ne mes vete per pushtet dhe kontroll politik, qe eshte legjitime, se sa nga puna ekipore dhe lidershipi ne qeverisjen e vendit, e cila eshte e domosdoshme per te arritur sukses.

Kjo lufte per kontroll politik nuk ishte i kufizuar vetem ne mes lidereve politik te LVV-se dhe LDk-se, por ajo e kishte njekohesisht shume te theksuar edhe dimensionin e kontrollit brenda partiak.

LDK mbajti zgjedhje sa per sy e faqe, duke u munduar te beje kontroll te divergjencave te brendshme, gje qe si pasoje pati kontinuitetin ne lidershipin e partise (Isa Mustafa) dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen ne duar te fuqise vendim-marrese brenda partise, ndersa LVV e nderroi statutin per t’ia mundesuar
te nominuarit per Kryeminister (Albin Kurtit) qe njekohesisht te jete edhe kryetar i partise edhe pasi qe te behet kryeminister, per te mos i ikur nga dora mbajtja ne e plote e penjeve te vendim-marrjes partiake.

Kjo mendesi eshte bartur edhe ne qeverisje, dhe ajo nese nuk do ta sillte tani fundin e ketij koalicioni, do ta sillte pas disa muajve aoo nje viti.

Nuk duhet harruar edhe faktin qe asnje qeveri ne Kosove nuk e perfundoi mandatin e saj, dhe kjo nuk eshte ngjarje e rastesishme. Qellimet e qeverisjes me siguri se kane qene te ndryshme, por menyra e berjes se politikes ka mbetur ne parametra jo forte te ndryshem me njera tjetren.

Asnje udheheqes, kushedi cofte ai nuk mund te arrije sukseset e enderruara, nese nuk e kultivon punen ekipore dhe lidershipin. Politika ka shume nderkambeza, por lideret e mencur i neutralizojne ato dhe i bejne edhe rivalet e tyre te ju jepin perkrahje.

Per me teper, per shtete te vogla cfare jemi ne, mos leximi i duhur i marredhenieve nderkombetare mund te kushtoj shume. Kjo nuk do te thote se duhet te behemi “yes men”, por duhet t’i realizojme interesat e tona me perplasje sa me te vogela dhe perkrahje sa me te madhe me aleatet tone.

Rezultat i asaj ku jemi sot, ne baze te mendimit tim, eshte pasoje i arsyeve te lartepermendura. Shpresoj se do te nxjerret mesim nga krejte kjo ne cfare jemi duke kaluar.

Fatkeqesisht qe mendesia dhe shoqeria nuk zhvillohen me shpejtesine e zhvillimit te teknologjise.

Me dashuri ne kohen e korona virusit.

Të ngjashme