Koha e “sundimtarëve”

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 12:46 | Nga Zejnullah Jakupi

Nëse ju kujtohet viti 2017, pas muajve të ngërçit politik, bie qeveria e Republikës së Kosovës dhe parlamenti në Prishtinë shprehu mosbesim ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Kjo do të thotë se u dha drita jeshile për zgjedhje të reja. Tashmë sikur po përsëritet skenari i njëjtë. Në këtë rast ra qeveria e kryeministrit Haradinaj, ndërsa Isa Mustafa u ngrit si një fenikës nga pluhuri i kohës, kur kemi parasysh se PLAKU përkundër se ka moshë mbi 68- vjeç dhe me “plotë plagë” në trup, nga terapia, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Më 3 gusht u rizgjodh sërish për një kanditaturë re prej katër vitesh. Tani sikur më 2017-tën presidentit Hashim Thaçi i duhet t’i thërrasë zgjedhjet e reja. Çfarë koincidence!!!

Fundi i qeverisë Haradinaj është rezultat i muajve të ndërskamcave politike që kur z. Haradinaj filloi qeverisjen si kryeminstër. Tani nuk ishte koha e Isa Mustafës kur deputetët e qeverisë nuk gjenin një shumicë në parlament për të zbatuar projekte qendrore siç ishin; demarkacioni ndaj Malit të Zi, organizimi kushtetues i pakicës serbe ose bërja e ushtrisë. Të gjitha u tejkaluan. Tani mbetet vazhdimi i dialogut me Serbinë. Sërish PDK po vulos fatin e qeverisë dhe fatin e elitës politike, gjegjësisht e prijësve të tyre.

Duket se Kosova vetëm po vendnumron. Si vend i vogël me dy milion banorë Kosova akoma nuk po e gjenë veten dhe për faktin se rreth këmbëve po i përzihen personalitete të inkriminuara. Fal tyre vendi ynë Kosova konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara dhe të prapambetura në Evropë, megjithëse ndihmohet, pra, merrë ndihma financiare nga SHBA dhe BE me qindra miliarda Euro, e mbrojtur nga një forcë ndërkombëtare e drejtuar nga NATO dhe nga misioni më i madh i jashtëm i BE-së (EULEX).

Se megjithatë vendi ka probleme serioze e vërteton përballja me gjërat elementare jetësore. Zbulimi epokal ose që kur është kudisur bota ndodhi në një mbrëmje deri sa po shikoja lajmet në TV. Për herë të parë në QKUK pacientët nuk i pranon personeli mjekësor, por recepcionisti. Dhe, Ti që je mësuar ose jeton në një vend jashtë Kosovës kur ky zbulim ishte i zbatueshëm ditë për ditë dhe nuk ta merrë mendja se është e mundshme të të pres mjeku ose personeli i tij mjekësor, mendon se kështu e kishte nënshkruar Eva dhe Adami, mbetesh pa tekst, të duket vetja si jashtë-tokësor.

Ujë dhe vetëm ujë

20 vite nga përfundimi i luftës, Kosova edhe pas shpalljes së pavarësisë nga viti 2008 akoma ka probleme me furnizim me ujë të pishem ose shumë komuna thjeshtë nuk kanë furnizim me uji për larje të enëve, përdorim tualeti dhe amvisëri (nuk janë më mirë as komunat tjera si Gjilani). Prandaj, çdo politikan ose parti politike apo kryetar komune i cili nuk e ka zgjidhur së paku këtë kusht themelor të qeverisjes dhe ofrimit të infrastrukturës bazike që i takon një qyteti dhe administrate, nuk ka nevojë (si mund të ketë ´fytyrë´) të dal dhe të kërkojë votën dhe as të krekoset se ka punuar diçka për postet që mban. Në këtë rast dorëheqja nuk mjafton, duhet dhënë llogari për këtë dështim.

Nga mungesa e ujit gati sa nuk pëson trauma. Dikush ka mysafirë, një tjetër ka dasëm, e një tjetër hy në shtëpi të re. Për të gjithë këta uji është faktori numër një për një jetë të dinjitetshme. Nëse e shikon situatën politike nga ky kënd e kupton se përllogaritja për zgjedhjet e ardhshme është një kusuritje e elitës për t´i mbajtur postet për interesa private. Kaq shumë dorëheqje dhe ndërskamca, nga të cilat shkaktohen më shumë dëme financiare se sa dobi politike, sepse kur bie qeveria, tjetra nuk e vazhdon punën, aty ku e kishte lënë ajo paraprakja. Në pyetje është edhe koha, vitet po ecin dhe Kosova sërish po vendnumron.

Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj e zuri vendin dhe popullin e shumëvujatur në këtë pozicion mat. Nuk ke nevojë të lexosh gazeta, as të shikosh TV-në ,për ta kuptuar si po rrjedhin gjërat. Jeta politike sikur po zhvillohet vetëm në media në një botë virtuale mediatike. Jeta ka filluar të bëhet monotone dhe njerëzit kanë ngelur në pritje, duken sikur të hypnotizuar. Elita e qiftit të Isa Mustafës akoma mendojnë me kokat e tyre nga e kaluara kur ishte ministër i Rrahman Morinës. Çfarë do të bëhet pas dorëheqjes së z. Haradinaj? Mund vetëm të pronologohet në mënyrë subjektive.

Prognozat për zgjedhjet e ardhshme

Intervista e kryetarit të VV-së Albin Kurti për Kalxo.com pronologon disa pritje mbi zhvillimet politike. Edhe pse ai decidivisht nuk e thotë por e lë të kuptohet se ja ka ënda të bëhet kryeministër ndërsa për president të zgjidhet Isa Mustafa. Për këtë Kurtit i duhet kualicion jo vetëm me LDK-në por edhe me PSD-në të cilën nuk e lavëdroi fare në intervistën në fjalë. Kurti e di po nuk e thotë se pa përfshirjen e PSD-së nuk mund ta marrë pushtetin. Marrë në tërësi shpekulohet se ndërrimi kualicioni TRIO mes LDK-së dhe VV-së´bashku me PDS-në do të mund t´i fitonin zgjedhjet kësaj radhe, por këtë rrugëtim ka gjasë t´ia prish PDK- ja dhe kualicioni qeverisës. Nga pushteti aktual; PDK, AAK dhe NISMA, do ketë përpjekje maksimale që të mos ndodh një gjë e tillë, pra të mos bie qeveria. Fushata kundër këtij kualicioni TRIO LVP do të shtrihen në disa fusha: Do të synohet në acarimin e marredhënieve mes rivalëve të LDK-së Isa Mustafa – Fatmir Sejdiu, pastaj do të ketë skandale, siç ishte rrahja me karrige. Kundërshitë mes LDK-së dhe VV-ë do të inskenohen ose do të rriten, për t´i vënë para aktit të kryerë se këto dy subjekte nuk mund të jenë në një vijë ideologjike. Gjithashtu pritet thellimi i ndasive dhe keqkomunikimi mes VV-së dhe PSD-së. Për t´i tejkaluar gjitha këto ndasi i kërkohet Albin Kurtit të ketë një vullnet të hekurtë dhe shumë më tepër idealizëm në mënyrë që treshja LDK, VV dhe PDS t´i fitojnë zgjedhjet. Në anën tjetër postin e kryeministrit ka kohë që e ëndërron kryetari i parlamentit Kadri Veseli. Endërra e tij duket më e arritshme nëse presidenti Hashim Thaçi vendos që vendi të mos shkojë në zgjedhje dhe në vend të Ramush Haradinajt këtë post ta plotëson Kadri Veseli. Për për akordim duket se të gjithë akterët e kualicionit qeveritar në pushtet janë të pajtimit. Se si do të rrjedhin gjërat tutje, mbetet të shihet në ditë, javët dhe muajt në vijim…

Vetëkritika

Çfarë do të bëhet me elitat, personalitetet që Kosovës së varfër u janë bërë barrë e rënd”? Sikur akoma nuk jemi pjekur të jemi vetëkritik. E duam vetëm lëvdatën. Por ama nga kritika fiton më shumë se sa nga lëvdatat ose rrahja e krahëve pas shpinde. Kjo vlen për gazetarët dhe rolin e tyre në shoqëri, për politikanët dhe pse jo edhe për votuesit. A duhet të jemi aktorë apo vetëm vrojtues pasiv të ngjarjeve shoqëroreo-politike? A pranojmë disavantazhe ose sepse kemi një pamje tjetër nga shumica e popujve të civilizuar dhe të integruar të Evropës? Pse neve na mbajnë pengë ardhmërinë ca idol të konsumuar, në disa raste edhe të dyshuar për vepra kriminale dhe dosje dhe nga frika e hakëmarrjes së tyre, të nënshtruarit detyrohemi të notojmë në energjinë e llumit të tyre? Asnjëherë kjo temë nuk do të plaket për sa kohë që ka njerëz që kanë humbur trenin i cili e shpie këtë popull të izoluar drejt Brukselit dhe Evropës. Përsëri dhe përsëri ne do të arrijmë kufijtë tanë imagjinues për të kërkuar përgjigje në këtë pyetje. Kur qeni luan bishtin, dhe fillon lojën me kockën e tij të cilën ja ka hedhur pronari, kjo tregon se ai i nënshtrohet atij në mënyrë të plotësishme.

Të “nënshtruarit”

Saktësisht, njeriu ynë i´është nënshtruar klikave të cilët shkruajnë historinë me porosi. Në këtë mënyrë e kemi të pamundur të dalim nga skëterra nga ku e projektojmë vetëm të ardhmen tonë të zymtë. Ky lloj njeriu (ose në shumës- ky lloj i të nënshtruarëve, i ngjan atyre gjermanëve fatkeq në kohën e Gjermanisë naziste, kohë të cilën më së miri e përshkruan Hermann Kesten: “Një … nga një milion bashkëpunëtorë më të vegjël, që nuk kryejnë krime të mëdha, por hanë nga buka e vrasësve, nuk janë fajtorë, por fajtorë bëhen; nuk vrasin, por gjithashtu heshtin në lidhje me vrasjen, për të fituar mbi meritat e tyre dhe për të lëpirur këmbët e të fuqishmit (…), prandaj ata janë mbështetja e “sundimtarëve”.

Të ngjashme