“Kombi kosovar” si ide serbofile

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 12:26 | Nga Donik Sallova

Nëse shqiptaret ne Jugosllavi janë njohur si “kombësia shqiptare”, sepse ata nuk kishin ne Jugosllavi shtetin e tyre sovran, pra Republikën, dhe si shqiptare kërkonin te kishin Republikën e tyre (Republikën e Kosovës), çfarë do te ndodhte nëse Tito do tua njihte shqiptareve këtë te drejtë, pra ta shpallnin Republikën e te “shndërroheshin” nga kombësi ne komb, çfarë do te quhej ai komb, shqiptar apo kosovar? Pra pse luftonin shqiptaret ne Jugosllavi?

Që të ndreqnin padrejtësinë e trajtimit si “kombësi”, dhe duke qene kombi i trete ne Jugosllavi (pas serbeve e kroateve) te trajtoheshin ne mënyre te barabarte, pra si komb shqiptar te ndërtonin shtetin (republikën) e tyre (si vetëvendosje), apo ata nuk ishin komb dhe kërkonin Republikën ne mënyre që të bëheshin “komb kosovar”? Sepse “kosovari” nuk ka ekzistuar as si “kombësi” ne Jugosllavi.

Ata qe e njohin ekzistencën e kombit shqiptar e dine qe kombi shqiptar është komb etnik, kulturor, dhe qe shtetin modern dhe pavarësinë kombëtare e ka shpallur me 1912. Sikurse duhet thënë qe gjysma e kombit shqiptar ka qene nen pushtim prej atëherë (1913) e deri me 10 qershor 1999.

Nëse qeverisja, pra ekzistenca e një qeverie shtetërore qenka kriter për tu bere komb, siç pretendojnë kosovaristet, atëherë gjysma e kombit shqiptar qenka tjetërsuar për gjate shekullit XX ne serb, sllavo-maqedon e malazez, meqë janë “qeverisur” nga Serbia, IRJM, Mali Zi!

Unë nuk di qe ka pasur referendum demokratik qe kjo pjese e trojeve shqiptare t’u jete bashkuar ne vullnet këtyre shteteve. Por çdo kush e di qe kombi shqiptar ne Jugosllavi ka bere rezistence ne forma te ndryshme, qe nga kryengritjet e deri te lëvizja pacifiste, për ta mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar, duke aspiruar bashkimin me Shqipërinë si ideal nacionalist.

Kosova e pavarur është kompromis i cili garanton qenien e kombit shqiptar ne Kosove. Po te ishte Jugosllavia demokratike dhe jo-shoveniste serbe, atëherë këtë shtet shqiptaret do ta kishin edhe ne Jugosllavi, por ne Jugosllavi ky shtet iu mohua shqiptareve pikërisht sepse atë e kërkuan në emër te kombit shqiptar, jo në emër te “kombit kosovar” si premtim tjetërsimi!

Një shans tjetërsimi shqiptaret e kishin duke u deklaruar turq dhe duke u dëbuar ne Turqi. Prandaj, ideja e kosovaristeve për “kombin kosovar” është ide serbofile.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme