Kompromisi që duhet të arrijnë VV e LDK – zgjedhja e presidentit drejpërdrejt nga qytetarët

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 10:51 | Nga Ismet Kryeziu

Zgjedhja e presidentit, gjithhere i eshte nenshtruar perplasjeve dhe ngerçeve politike. Madje pika me e larte e mosmarreveshjeve eshte shenuar ne vitin 2011, kur eshte nevojitur edhe ndermjetesimi i partnereve nderkombetare per te ardhur deri te nje kompromis, pas te cilit erdhi deri te zgjedhja e znj. Atifete Jahjages per presidente te vendit, e cila nuk kishte as protofolio dhe as bagazh politik. Aq me teper ishte e panjohur per pjesen me te madhe te qytetareve.

Jo vetem zgjedhja, por dhe kunderkandidimi si kriter kushtetues eshte pare si problematik dhe devalvim i kesaj pozite dhe veprimeve politke per te permbushur kete obiligim kushtetues. Ju kujtohet zgjedhja e presidentit Thaçi edhe kunderkandidatit te tij, Rafet Rama.

VV-ja dhe LDK-ja pas arritjes se koncensusit per numrin e dikastereve te qeverise dhe pas harmonizimit te çeshtjeve programore, patjeter duhet t’a kene si prioritet dakordimin per inicimin e reformes zgjedhore. Tani ne fazen finale te marreveshjes kur kete dy subjekte kane nevoje per kompromise ne ndarjen e pergjegjesive qeverisese, portofolove te veçanta per secilen ministri, per emra te ministrave etj, permes marreveshjes per reforme zgjedhore do te shmangnin perplasjet dhe ngerçin rreth pozites se presidentit.

Kompromisi per zgjedhje te drejteperdrejte te presidentit me voten e qytetareve, do te duhej te ishte ishte prioritet jo vetem per koalicionin e tyre; keshtu do te prodhohej nje zgjidhje edhe per te ardhmen per secilen parti e koalicion qe do merrte mandatin per te qeverisur. Do te ishte zgjidhje afatgjate e shmangjes se pazareve politike, konfrontimeve, provokimit te zgjedhjeve te parakohshme, do stoponte degradimin e kesaj pozite e cila eshte pozita e pare shteterore dhe do duhej te kishte vlera te unifkimit qytetar e politik.

Të ngjashme