Komunikimi me telefon e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 14:23 | Nga Skender Berisha

Viteve të fundit, por mundë të themi se që nga paslufta, në Kosovë afërsia mes familjeve është në rënie, në mos është duke shkuar drejt shkëputjes.

Ky realitet nuk është duke ndodhur vetëm se në Kosovë në Shqipëri. Tërë trevat e banuara më shqiptarë ka kohë që këtë standard jo të mirë evropian ta kenë përvetsuar, ngase në të gjitha raportet e statistikave botërore në raport me natalitetin vërehet se rritja e natalitetit në mbarë hapsirat shqiptare ka rënë. Kjo jo medoemos është faktori kryesor i shpërbërjes së traditës, jo medoemos është faktor që shtyen njerëzit të shkëpusin lidhjet mes familjeve.

Janë një sërë faktorësh!

Si rezultat i dinamikës së jetës, informatave në kohë, shpërndarjes së familjeve, mungesës së punës, rënia e natalitetit dhe rritja e mortalitetit si dhe plakja e popullsisë, migrimi si fenomen jo vetëm në Kosovë por ballkanik, planifikimi familjar, divorcet e shumta, investimet e vogla për rritje të punësimit, grantet e vogla për bujqësi që nga fillimi i shpërndarjes së tyre, mungesa e vizitave të fshatit si masë nxitëse në psikologjinë e njeriut, rritja e moshës mesatare e martesës, ndryshimet në dasmat tradicionale duke u orientuar vetëm në restorante, mosvlerësimi i vlerave tradicionale, ndryshimet demografike, ndryshimet teknologjike të cilat e përshpejtojnë dinamikën dhe zhvillimet në ekonomi, politikë, jetën sociale dhe akademike por edhe shumë faktorë të tjerë, e kanë ulur “afërsinë” apo reduktuar shkuarjen dhe ardhjen mes familjeve, komunikimin mes miqve, këshillimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve të afërt.

Këto ndryshime gjatë një periudhe të shkurtër kohore, janë ndryshime që duhet studiuar, por edhe punuar për ruajtjen e traditës dhe afrimitetit mes njerëzve, që janë kultivuar me shekuj nga paraardhësit tanë.

Edhe shteti me digasteret e saj të cilat bëjnë shumë pak në këtë drejtim, duhet t’i orientojnë kapacitetet e tyre në ruajtjen dhe promovimin e tradicionales kombëtare.

Ndryshimet në strukturën e jetës dhe dinamikës së saj, i kanë dhënë drejtim edhe planifikimit familjar.

Kufizimi në lindje, në përgjithësi në vendin tonë ka ulur edhe ruajtjen e traditës, ngase kostot për rritjen e një fëmije janë rritur, dhe me rritjen e tyre ndër vite, orientimi i tyre profesional nuk lë vend për traditën si familje organizative mes vete.

Zgjatjet e orareve të punës, edhe më tej i kanë shtyrë familjet të mos vizitojnë të afërmit. Mungesa e kohës për vizita familjare po punon në favor të sh’kputjes së lidhjeve.

Vërehet edhe një mungesë e vizitave gjatë festave në vendin tonë.

Ato më parë lënin në mendjet e njerëzve një kënaqësi që kërkonte të përsëritej, një dashuri mes vete, dëshira për vizita shtohej edhe më shumë.

Komunikimi mes telefonit ka krijuar një bindje se po e plotëson atë zbrazëtirë, megjithatë është e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve.

Tradita e vizitës së teatrove, shiqimi i filmit me shoqëri, befasitë mes miqve, mbrëmjet e thjeshta mes të rinjëve, shkëmbimi i ideve, etika dhe morali mes njerëzve gjenden në një stad që duhet rishikuar.

Traditita është dhe do të jetë njëra ndër shtyllat që ka mbajtur këtë popull të gjallë gjatë kohëve më të vështira të saj, andaj duhet ruajtur dhe kultivuar me dashuri këtë tipar që zoti i madhërishëm e ka begatuar këtë popull të dashur, si racë e bukur, e menqur, dhe shumë humane, që të tjerët e kanë zili.

Të ngjashme