Konferenca e paqes në Rambuje, një moment historik për Kosovën

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 13:12 | Nga Arsim Bajrami

Sot mbushen 23 vite nga fillimi i Konferencës së Rambujesë, takimi të parë ndërkombëtar, në të cilin shqipëtarët e Kosovës si palë e barabartë do të vendosin për fatin e Kosovës dhe aleancën strategjike me Naton dhe partneret euro- atlantik.

Sipas ftesës së Grupit te Kontaktit, me 5 shkurt 1999 Delegacioni i Kosovës duhej te ishte ne Konferencen e Paqes ne Rambuje. Mirepo, pushteti serb nuk garantonte siguri per anetarët e Delegacionit nga radhët e UCK-së, ndërsa anetarpt e tjere të Delegacionit nuk deshen të shkojne pa anetarët e UCK-se, prandaj me angazhimin e faktorit nderkombetar u mundesua qe komplet delegacioni te arrinte ne Rambuje me 6 shkurt

Konferenca u zhvillua ne dy etapa: pjesa e pare (6-25 shkurt) ne Rambuje, ndersa pjesa e dyte (14 – 20 mars më Paris).

Nuk ka dilemë se kjo Konferencë paraqet ngjarrjen më të rëndësishme të historisë së re politike të Kosovës që shënojë fillimin e procesit të shtetëndërtimit të Kosovës dhe krijimin e aleancës strategjile me perendimin.

Isha shumë i nderuar me vendimin konsensual të gjitha partive politike dhe UÇK- së u caktova si ekspert kryesor juridik i delegacionit të Kosovës dhe qe nga fillimi në Rambuje dhe Paris këshillova delegacionin e Kosovës, e në veqanti Kryesuesin e saj Z. Hashim Thaçi t’ i thotë po kësaj marrëveshje, si një zgjidhje e përkohëshme kalimtare drejtë pavarësisë së Kosovës. Bashkë me dy juristët ndërkontar: z. Mark Weller dhe Poll Wllijams ofruam konsulencen juridike, përfshirë këtu edhe klauzolen e veqantë për një referendum të mundëshëm pas 3 viteve, në të cilen populli i Kosovës do të deklarohej për pavarësi qysh në vitin 2001.

Ngjarrjet që pasuan pas Konfetencës me bombardimet e NATO-s, luften e UÇK-së që rezultojë me çlirimin e Kosovës dhe Pavarësia e shpallur dhe njohur ndërkombëtarishtë me 7 shkurt 2008 vërtetuan rëndësinë e Konferencës së Rambujesë.

Të ngjashme