Kosova dhe Republika Srpska nuk kanë asnjë lidhje, asnjë ngjashmëri

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 18:31 | Nga Milazim Krasniqi

Millorad Dodik, si injorant që është, i është kthyer spekulimit se gjoja Republika Serpska dhe Kosova janë të barazvlefshme dhe disi të ndërkëmbyeshme.

Ndërsa e vërteta është se Kosova dhe RS nuk kanë asnjë lidhje, asnjë ngjashmëri. Kosova ka qenë pjesë përbërëse e federalizmit jugosllav, njësi federative, me territor të caktuar, me Kushtetutë, me Kuvend, qeveri, me gjykata, me popullin shqiptar si shumicë absolute.

Ndërsa RS është formuar në Dejton, si koncesion ndaj gjenocidit serb në Bosnje e Hercegovinë. Thjesht, RS është produkt i gjenocidit serb.

Ndërsa, pavarësia e Kosovës është produkt i rezistencës paqësore në procesin e shpërbërjes së ish federatës jugosllave dhe i rezistencës së armatosur ndaj spastrimit etnik dhe gjenocidit serb.

Dodiku dhe mentori i tij Vu;iqi duhet ta kenë të qartë se as fashizmi i tyre nuk kalon, si; nuk ka kaluar as fashizmi i Millosheviqit.

Bile sot edhe më pak, sepse kombi shqiptar, me dy shtete e me anëtarësi/aleancë me NATO-n, sot është më i fuqishëm se kurrë më parë.

Të ngjashme