Kosova ka nevojë për maturi, derisa Shqipëria fitoi me lojë kolektive dhe eksperiencë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 19:33 | Nga Driton Latifi

Mos te mendoj dikush te stafi i Kosoves se na shet broçkulla, sot verejta shume gjera qe… do ti them shume shpejt.

Muric – nuk ishte fajtor esencial per golat e pesuar.

Rrahmanit – shihej se i mungonte rutina e ndeshjeve, perkunder angazhimit te tij.

Fazliju – bast i fituar, lojtar me vetbeaim, ndonese eshte dashur te reagoje me mire te goli i pare, megjithate per poziten e duetit te qendermbrojtjes “votoj” per Dresheviq,

Aliti – solid ne loje krahu, por i mungonte siguria qe i jepte bashkepunimi me Rrahmanin,

Hadergjonaj – i sigurt, por jo shume i disponuar per loje perpara, shprehu frustrime te bashkepunimit ne pjesen e dyte,

Kryeziu – i kthyer nga lendimi nuk kishte formen qe e kemi pare, por mbetet aset i rendesishem,

Shala – kthehet ne bashkepunim me Kryeziun, vrapon shume, angazhohet, por suket se mundesite e tij jane nen nivelin e lojes se kundershtarit,

Kastrati – ishte i padukshem ma shume ne perkrahje te Muriqit, ndonese besoj se ka kapacitet per me shume. Nuk erdhi ne shprehje arsenali i tij,

Celina – ndonese nuk kishte duplifikimin e zakonshem qe i ben prezenca e Valon Berishes ne loje, nuk kishte fantazine e duhur ne poziten e tij, duke pasur shkeputje edhe me sulmusin e vetem,

B. Berisha – tregoi se i duhet me shume maturi ne loje, pas nje fillimi te fresket nuk arriti te ofroje opsione ne sulm,

Muriqi – nuk eshte ai i edicionit te kaluar, i duhet te rimarr veten, shpresoj se goli nga pika e bardhe te shemb murin e tij para portes kundershtare,

Zevendesuesit:

  • Zhegrova kerkoi shume pergjegjesi por nuk dha sinjale te zgjedhjes, i duhet me shume bashkepunim, ky nivel futbolli nuk toleron nje loje individuale,
  • Rashkaj ne sherbim te ekipit, por nuk pershtatej kete here sa duhet,
  • Rashani nuk u verejt perpara, Vojvoda njejte, Hasani pa impakt ne loje, kurse Dakut nuk iu rezervuan minuta mjaftueshem dhe prandaj nuk u verejt.

Shpresojme te permiresohen gjerat, por kjo loje nuk eshte premtuese per keto dy loje te radhes. Shumekush e ka gjykuar Rashicen per angazhimin e tij ne ekip, por duket se demonstrimi i aftesive te tij ne momente te caktuara ben ndryshimin para.
Ketij ekipi ose i ka humbur motivi ose i duhet maturi, e sigurt eshte se diqka duhet ndryshuar dhe kjo eshte pergjegjesi ekskluzive e stafit teknik.

Të ngjashme