Kosova, në “sytë e BE-së”

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 10:50 | Nga Arbnor Sadiku.

Raporti i progresit për Kosovën flet për periudhën  nga marsi 2019 deri në mars 2020. Ai bazohet në të dhëna nga një shumëllojshmëri burimesh, përfshirë kontributet nga qeveria e Kosovës, Shtetet Anëtare të BE-së, Raportet e Parlamentit Evropian dhe informatat nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare.

Vazhdimisht Bashkimi Evropian thekson se përmirësimi i kritereve të Kopenhagës dhe Madridit e anëtarëson një vend në Bashkimin Evropian, por siç dihet edhe konteksti politik është shumë rëndësishëm të përmirësohet nga vendet aspiruese, sepse BE-ja, e sheh anëtarësimin e Kosovës në gjirin e saj nga prizmi procedural dhe përmbajtsor,  të plotësimit të kritereve politike, ekonomike dhe juridike.  Siç e dimë marrëveshja e parë kontraktuake me Bashkimin Evropian (BE)-së dhe Kosovës ka qenë Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA)  që ka hyrë fuçi në fundin e Prillit të vitit 2016.

***

Para së gjithash, duhet cekur se Kosova sipas Raportit të Progresit që flet për  periudhën  nga marsi 2019 deri në mars 2020, ku mund të themi se ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jo-stabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë. Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel.

Në të përshkruhet situata politike fragjile prej kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, e deri te krijimi i Qeverisë së Avdullah Hotit, pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në këtë kontekst,  që po flasim Komisioni Evropian kësaj radhe i ka dhënë vërejtje serioze Parlamentit të Kosovës për të cilin pohon se “në periudhën që përfshin ky raport, nuk ka përmirësuar performancën e përgjithshme si një forum për dialog konstruktiv politik”.

Sa i përket procesit zgjedhor, ai vlerësohet në përgjithësi si transparent dhe i administruar mirë,  megjithëse ka pasur dobësi në procesin e numërimit të votave. Gjithashtu, si vërejtje tjetër përmendet se në mesin e komunitetit serb ka pasur frikësime të kandidatëve, të cilat nuk ishin nga Lista Sërpska. Situata në veri të Kosovës vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe kushteve për liri të shprehjes, lëvizjes, etj.

Në shumicën e fushave vlerësohet se Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, si në administratën publike ashtu edhe në sistemin e gjyqësorit.

Vlerësohet se gjyqësori është ende i ndjeshëm ndaj ndikimit të politik, si dhe pa fuqishëm për luftën ndaj korrupsionit në vend, ndonëse përpjekjet individuale nuk kanë munguar.

Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit thuhet se Kosova është “në fazën e hershme” në këtë fushë, ndonëse përmendet se autoritetet kanë kryer disa aksione në këtë drejtim, ende mbetet punë e madhe për tu bërë në vazhdim nga Qeveria e Kosovës.

Në Raportin e Progresit të vitit 2020, nga Kosova kërkohet po ashtu që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimin e saj në rrugën evropiane, dhe hapjen e kapitullit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme