Kosova po zbrazet, e Albin Kurti po merret me probleme planetare

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 23:25 | Nga Kimete Berisha

Kosova po zbrazet;

Skllavopronarët po mbesin pa robër.

Nuk ka tregtar që nuk i ka eksploatur punëtorët. I kanë shfrytëzuar pa mëshirë dhe me lejen e pushtetit.
Prandaj, po u mbetet pasuria shkret.

Qindra punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, pronarët e bizneseve nuk kanë qenë në gjendje një kapuç t’ua blejnë ta mbrojnë kokën.

Sot, në një dyqan të njohur, i pashë tre fëmijë vajza nën moshën 15 vjeçare që ishin punësuar.

E Albin Kurti merret me probleme planetare.

I tregon Amerikës se çfarë duhet t’i bëjë Rusisë, e nuk di çfarë të bëjë me çiften e Gërvallës, e cila e shfrytëzon pozitën e ministres për hakmarrje personale.

Gërvala është e vonuar, i ka mbetur rremi i vjetër i urrejtjes së organizuar ndaj UÇK-së, nëpër klubet e diskotekat e Gjermanisë.

Albin Kurti na ka prishur mes vete, na ka armiqësuar, na ka varfëruar – ama nuk e ka ditur se çmimin e paguan Ai.

Na ka lënë pa çdo gjë – përveç pa tekst.
Prandaj, po bie.
Po bie, pa pasur nevojë për armik tjetër, veç vetes.

Ta përkrahësh sot Albin Kurtin do të thotë të jesh adhurues i rrenave, i varfërisë, i mashtrimit, i ekzodit, i dëshpërimit dhe i mjerimit!

P.S. Nuk shkon kështu.
…mirë që bile Glauku e ka kuptuar!

Të ngjashme