Kostoja e pagave në sektorin publik rrezikon konkurrueshmërinë dhe stabilitetin ekonomik

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 20:10 | Nga Lulzim Beqiri

Sektori privat duhet të jetë top prioritet i qeverisë Kurti.

Kostoja e pagave të sektorit publik ka pasoja në politikat monetare dhe fiskale në Republikën e Kosovës dhe këto të fundit kanë gjithashtu një ndikim thelbësor mbi pagat e sektorit privat.

Ky ndikim mund ta rrezikojë konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe, nëpërmjet peshës së inflacionit, mund ta vërë në rrezik stabilitetin makroekonomik.

Agjencia e Statistikave e Republikës së Kosovë e publikoi nivelin e pagës mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve nga viti 2012 deri në viti 2016.

Sipas këtyre të dhënave, sektori privat mbetet me i diskriminuari ndër sektorët në Kosovë.

Në vitin 2012 paga neto mesatare në sektorin privat ishte 333 euro dhe për 5 vite kishte një rritje prej vetëm 0.80 euro cent në vit, gjë që nuk do koment: ky sektor ka mbetur në mëshirën e fatit.

Vetëm në vitin 2017 në sektorin privat jetën e kanë humbur në vendin e punës mbi 17 punëtorë, pa gëzuar as edhe ndihmën elementare nga shteti.

Të ngjashme