Krasniqi: S’ka shkelje ligjore në buxhetin për vitin 2021, të votohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 19:00 | Nga Agim Krasniqi

Në opinionin publik ka pasur deklarata se gjoja gjatë përgatitjeve të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për Vitin 2021 ka pasur shkelje ligjore.

Gjatë hartimit të këtij Projektligji janë respektuar të gjitha procedurat, dhe ky Projektligj është hartuar në përputhje të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në përputhje me parimet, rregullat dhe procedurat te cilat përcaktohen nga Ligji mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Proceduralisht, opinioni i gjerë duhet të ketë parasysh që Qeveria e Republikës se Kosovës ka bërë rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023. Mbi këtë bazë, Ministria e Financave ka lëshuar qarkoren buxhetore në të cilën janë dhënë udhëzime të detajuara për organizatat buxhetore në procesin buxhetor për hartimin e buxhetit.

Ministria e Financave ka zhvilluar dëgjime buxhetore dhe ka bërë shqyrtim e kërkesave dhe propozimeve të organizatave buxhetore. Rrjedhimisht, në përputhje me kornizën makro fiskale, me rregullat fiskale dhe me orientimet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave ka për përgatitur dhe dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për Vitin 2021, brenda afatit ligjor.

Prandaj, çdo tentim për të vendosur në lajthitje opinionin publik se ky Projektligj është në shkelje ligjore nuk qëndron dhe është i dëmshëm.
Për ma tepër në mungesë të votimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe krijimit të opinionit se edhe ky ligj nuk duhet të votohet, me vetëdije të plotë po atakohet përkeqësimi i situatës së përgjithshme ekonomike me theks sektori privat.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka autorizimet e plota përmes amandamentit të ligjit të pasuroj këtë ligj deri në miratimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme