Krejt angazhimi i BE-së për Ballkanin është reduktuar në diplomaci gastronomike

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 18:58 | Nga Blerim Latifi

Ditë më parë në Berlin u organizua një darkë e përbashkët e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Nesër Borell qenka nikoqir i një darke tjetër të përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Krejt angazhimi i Bashkimit Europian për Ballkanin është reduktu në diplomaci gastronomike.

Kjo është përpjekja që përmes shijimit të përbashkët të ushqimeve të cilësisë së lartë t’u ndërrohet shija politike shefave politikë të Ballkanit. Natyrisht, kjo është një përpjekje e kotë dhe qesharake, nga e cila përfitues të vetëm do të jenë veç pronarët e restoranteve ku shtrohen këto darka.

Kush e njeh mirë historinë e Ballkanit dhe mentalitetet politike të tij, e di se këtu punë kryen veç bulldozer diplomacia. Të tjerat bëjnë pjesë në katalogun e kotësive.

Të ngjashme