Kriza në Kosovë po thellohet, çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria Kurti

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 17:17 | Nga Avdullah Hoti

Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet. Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:

  • Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.
  • Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.
  • Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
  • Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.
  • Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.

Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi.

Të ngjashme