Krizat po na trokasin në derë!

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 20:52 | Nga Besa Ismaili

Qeveria Kurti2 po mundohet të lavdërohet me uljen e shpenzimeve. Në një ekonomi të varfër si kjo e Kosovës, ulja e shpenzimeve të qeverisë do të ishte lajm i mirë për qytetarët sikur edhe qytetarëve të u ishin ulur shpenzimet.

Sot qytetari, ende në përballje me pandemi, çdo gjë paguan më shtrenjtë për së pakut 10%, aq sa i ka shtuar tatimet kjo qeveri.

Shto tatimet dhe ngrit çmimet sikur nuk janë në proporcion me uljen e shpenzimeve.
Ulja e shpenzimeve të një qeverie edhe sikur të ishte e vërtetë, [gjë që nuk është], nuk përbën kurfar lajmi të mirë për qytetarët që presin që këta qeveritarë të punojnë dhe të vyejnë diçka.

Nëse shikojmë performancën e kësaj qeverie, sa kanë punuar, sa dijnë të punojnë, atëherë edhe 2 € janë shumë! Në nivel vendor miliona dëme si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj qeveria, ndërsa dëmet e shkaktuara Kosovës në nivel ndërkombëtarë janë të pamatshme!

Krizat po na trokasin në derë!

Të ngjashme