Kryeministri ka mendësi të varfanjakut, varfëria i duket vlerë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 14:07 | Nga Kimete Berisha

…çifti i tij me ta udhëheq kuzhinën popullore – kërrsh ta bën:
ta derdh tamblin;
ta sosë pasulin;
i gjindet kimja n’gjellë’;
e fsheh mishin e terun prej f’mive:
zhele bombonet i ruan mbi orman;
dardhat i mban n’tavan;
një rriskë mollë për kokë banori;
i ruan turshitë e parvjetit;
shërben me sahana t’thymë; ..

Kushdo që mendon se ia kam inat,
gabon.

E kam votu, i kam ndihmu shumë, kam besu që është ndryshe…

E ky ish pispillan. Me xhipa, me hellanke, fytyra vizllimë, mendjen hu…

…se si ka arritur ta fsheh padijen prej meje, është shumë enigmatike.

Prej lezetit djali i mban sytë palutë, si nuse.

Sapo e mori pushtetin, i dha vetes liri ta shpreh budallallëkun.

Pra, lëre që nuk e urrej, por nuk e shoh.
Përkundrazi, më vjen shumë keq që ka dështuar, sepse nëse do të ishte i suksesshëm neve do t’na binte mirë, do t’ia shihnim hairin.

Është dogmat.
Kryeministri ka mendësi të varfanjakut.
Ka mentalitet të varfanjakut.
Sipas ‘Ligjit të Tërheqjes’, varfëria e tërheq varfërinë.
Është negativ dhe tërheq energji negative.

Varfëria i duket vlerë.

Unë do të doja që ai sot të kthjellej dhe të udhëheqte mbarë, por nuk ka shans.

Një njeri që e gënjen komplet popullin edhe na i prezanton dudukat si ministra fenomenal…
Artanen që ua bën serbëve jetën parajsë, e për shqiptarët është antishqiptare;
Gërvallen – që largon shqiptarë nga puna si masë e dhunshme (veç pse s’kanë ditur sa kocka i ka sheshi i Londrës).

Gënjen Kryeministri, sepse ju merr për të pa ‘ditur dhe të pa lexuar.”, çfare edhe jeni.
Ama, ai nuk e merr me mend se ju jeni të mençur dhe anipse nuk e keni lexuar Kapitalin, si ai? e hetoni kur nuk keni pare.

Shikoni serialin e dokumentarëve ‘How To Become a Tyrant’ dhe e shihni se si krijohen tiranët.

Ata e dinë mirë se ku ju dhemb juve, e dinë se ty të duhet fajtori i jetës tënde mizerable.

Ta gjen ty Baba fajtorin.
E orienton urrejtjen dhe hakmarrjen tënde kah PDK-ja dhe LDK-ja, por harron diçka:
Albini harron se ty nuk të mjafton fajtori për të kaluarën tënde, por ti ke nevojë për dashuri dhe për jetën e sotme.

Nuk e mbulon Ti dështimin e Albinit me urrejtjen ndaj të tjerëve.

Hashim Thaçi nuk është kah ta bën jetën ferr?
E kush pra po ta bën sot jetën ferr?
E kaluara?
E kaluara dje ta ka bërë jetën ferr.
Sot, sot kush po ta bën jetën ferr?

‘Për 1 vit në pushtet Albin Kurti e ka shkatërruar Kosovën sa 20 vite ata të tjerët’ (popullore).

E ka sëmurë Kosovën me dëshpërim.
E ka lodhur fizikisht.
E ka varfëruar.
E ka izoluar.
E ka zbrazur Kosovën nga shqiptarët (si Rankoviqi).

Duket sikur kemi mbaruar.

I ka kthy morrat, e ka kthy mendësinë e mjerimit…ato lamjet veç të dieleve,
bojleri dhez veç mbas 10-ve t’natës,
një makinë e lamjes n’jav’të;
me la tesha me dorë (a po mun’ i shtrydhë);
Qilimat i lajmë te lumi (aty matanë lumit fshihet një dashni);
teshat s’ke pse i ndërron pa t’u pikë …
kerri m’u la 6 euro – thuajse po ta lan me shllaf t’dukatit.

Kjo mënyrë e jetës është dënim (pa gjyq). Ama, dënim i merituar.

P.S. Jashtë temës: Po lypke njani punëtore kuzhine, në mesin e tyre edhe një ‘sallatere’ – me na bà sallatë).

Të ngjashme