Kryeministri në detyrë po krijon “Fonde të Zeza”

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 22:14 | Nga Halil Matoshi

Albin Kurti thirri sot diasporën për të ndihmu menaxhimin e Covid19 përmes një xhirollogarie pa mbështetje ligjore!

Qeveria e ligjshme ka të drejtë me mbledhë dhe distribuue vetëm fonde me burime ligjore.

Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji mbi financat publike nuk lejojnë “fonde qeveritare” tjera pos atyre që përfshihen në këtë ligj; taksave ligjore, doganave e akcizave, kredive të institucioneve kredibile ndërkombëtare, donacioneve dhe granteve shtetërore (shteteve njohëse) si dhe huasë publike!

Çdo kërkesë tjetër është thirrje për themelim “fondesh të zeza”!?

Republika e Kosovës nuk është vullnet i një njeriu, as një Qeverie!

Paligjësia edhe kur ndodhë me qëllimin më të mirë e human, nuk ka emër tjetër pos PALIGJËSI!

P.S.

Kjo thirrje për “Fondin Kurti” është ilegale në kuptimin e shtetit juridik, sepse kërkon krijim fondesh jashtë vendit dhe pa mbështetje ligjore, sikur në epokën e “3%-shit” dhe “Fondit Vendlindja thërret”, porse atëbotë Kosova nuk ishte e sovranizuar dhe nuk mund të grumbullonte pare përmes burimeve ligjore (ligjet ishin të pushtuesit) për funksionimin e “shtetit paralel” në arsim, shëndet publik, asistencë sociale e më pas edhe armatime për nevojat e luftës çlirimtare!

Të ngjashme