Kryemistri Kurti është “gjeni” i manipulimeve!

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 10:34 | Nga Muhamet Spahiu

E subvencionon me 20 milionë KEK-n, me ble rrymë me çmim 300 euro për MgW dhe sipas marrëveshjes KEK-KEDS me ia shitë KEDS nga 30 euro (me çmimin që ia shet rrymën që e prodhon vet KEK).

Po sipas kësaj marrëveshje, KEDS-i është i detyruar me furnizu Kosovën me energji elektrike, në çdo kohë, nga prodhimi i brendshëm ose nga importi. Sipas ligjeve në fuqi, autoritet për import të rrymës është KEDS dhe assesi KEK.

Pse është bërë ky manipulim i egër? Për të fituar paligjshëm KEDS diku rreth 14.4 milionë nga ky subvencionim, e detyron KEK me humb 18 milionë!

Kurti i cili e ka marrë pushtetin duke protestuar edhe kundër privatizimit të rrjetit të energjisë elektrike nga KEDS për 26.3 milionë, sot nga xhepi i qytetarit të varfër të Kosovës, me teknika manipulative ia paguan KEDS-it edhe 18 milionë, ose ia kthen 70% të çmimit të privatizimit, përderisa dikur thoshte i falur!

Pa diskutim, është gjeni për manipulime.

Të ngjashme