A do kthehet çështja çame si ajo kosovare e viteve 90-të

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 13:44 | Nga Spartak NGJELA

Shumë shpejt mund të kthehet si e tillë! Nëse do të ketë një qëndrim politik shqiptar dhe një qëndrim politik të aleatëve tanë, racizmi i stërzgjatur grek antishqiptar do të jete turpi historik i Greqisë.

Çështja çame sapo ka marrë udhë, por ajo domosdoshmërisht duhet të kthehet në një çështje ndërkombëtare, ashtu sikurse u kthye çështja kosovare gjatë viteve 90′.

Edhe çështja e Kosovës, në funksion të të drejtave shqiptare atje, ka nisur nga politika amerikane. Ishte presidenti amerikan Rçard Nikson, i cili në vitin 1974 i kërkoi me presion këmbëngulës presidentit jugosllav Josif Broz Tito, që Kosova të shpallej republikë jugosllave. Dhe ishte ky presion politik që e detyroi Titon që, me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, t’i jepte Kosovës autonominë e gjerë, me anë të së cilës ajo krijoi identitetin e vet shqiptar.

Sot jemi në të njëjtën situatë, por politika shqiptare në Tiranë është shurdhmemece në këtë drejtim. Shihni se çfarë ndodh: nuk ka asnje grek në Himare por ka histeri greke që e kërkon si minoritet Himarën; ka një Çamëri shqiptare të persekutuar nga bandat greke dhe krimi shtetëror grek i viteve 40′ të shekullit të shkuar, por nuk ka një politikë shqiptare që të nisë procesin e të vërtetës për Çamërinë dhe shqiptarët e shumëvuajtur të Çamërisë.

A do ta ngrer si çështje politika amerikane dhe ajo euro-piano-perëndimore denoncimin e gjenocidit grek antishqiptar në Çamëri? Por pyetja me e rëndësishme është kjo tjetra: a do ta përkrahë Tirana politike me kërkesë çështjen çame në mbrojtje të dinjitetit të shkelur shqiptar?

Kjo është Çështja sot. Historia e një populli është identiteti i tij. Dhe entiteti çam është ekzistent. Mashtrimi grek për çështjen çame nuk ka bindur askënd, por nuk ka pasur një politikë shqiptare në Tiranë dhe një botë akademike në Shqipëri, që entitetin çam ta kthejë dhe ta paraqesë si identitet shqiptar.

Nuk ka entitet pa identitetit

Sot jemi tërësisht në kohën e identitetit shqiptar në Ballkan: grekët duhet te përgjigjen për gjenocidin antishqiptar në Çamëri dhe të pranojnë detyrimet mbi pronësinë dhe pastrimin etnik në periudhën,1944 – 1946, në Çamëri; territor prej 18 000 kilometrash katrorë, i banuar prej shqiptarësh etnikë, pa përmendur këtu shpërnguljet e shqiptarëve çamë me ndërrim në Turqi, përgjatë viteve 20′ dhe 30′ të shekullit që kaloi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme