Kuku për neve ku po i rrisim vajzat tona!

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 13:55 | Nga Milaim Zeka

A po e kuptoni se ku po i rrisim vajzat?

Rreshteri policor e rrahë ish te dashurën.

Pavaresisht se jane nenat tona ato qe na kane sjellë ne jete, po shihet shume qarte, se disa prej ne meshkujve jemi shenderruar ne monstra. Eshte bastard dhe monster, i shenderruar deri ne vampir, ai qe rrahe vajzen, nenen, gruane, motren, te dashuren, vetem pse na teket. Vetem pse sadizmi i shpirtit na thote kështu.

I tille eshte ky rreshteri policor ne Peje, i cili e bene per spital ish te dashuren, pse ajo eshte lidhur me nje djale tjeter.

A kuptoni logjiken mashkullore sadiste? Ke qene ne lidhje me mua, edhe nese ndahemi, ti do rrish e vetmuar, sepse keshtu ma do truri dhe by… ime! Keshtu rezonojne shume, shume meshkuj shqipfolës.

Kuku për neve se ku po i rrisim vajzat tona!!!

Të ngjashme