Kur je në krye të pushtetit nuk të ka hije nervoza, është punë e medieve ta shpërfaqin

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 15:33 | Nga Liri Loshi

Kur je në krye të pushtetit nuk të ka hije nervoza. Të ka hije vetëm puna. Qellimi i mediave është prodhimi i lajmit. Lajmi është produkti që i mban të gjallë mediat. Jo vetem që i mban gjallë, por edhe i pasuron.

Nëse mediat arrijnë ta bëjnë nervoz presidenten, apo kryeministrin, vetë nervoza e tyre përbën lajm. Nervoza është ana e keqe e njeriut.

Është sukses për mediat kur arrijnë ta shpërfaqin të keqen e presidentes, apo të kryeministrit.

Shperfaqja e te keqes, nuk i ben ata të kqinj. Përkundrazi, i bën të duken ashtu siç janë në të vërtetë, apo nxjerr në shesh të vërtetën për personalitetin e tyre. E vërteta është interes i publikut. Kjo i bie që mediat edhe kur janë tendencioze, sjellin diçka të mirë për publikun.

Është vetëm një udhëheqës që opozita dhe mediat nuk kanë arritur asnjëherë t’ia shpërfaqin nervozën. Ibrahim Rugova. Ai nuk e ka kritikuar kurrë opozitën as mediat. Duket se vetëm ai e ka kuptuar se roli i kritikes i takon opozitës dhe mediave.

Të mësosh kurrë nuk është vonë. Njerëzit harrojnë kush dhe si ke qenë. Ata nuk jetojnë me të kaluarën tënde.Ata të çmojnë për atë se kush je dhe si je sot.

Të ngjashme