Kurti e solli Kosovën në të njëjtën pozitë siç ishte Serbia pas Marrëveshjes së Rambujesë

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 17:28 | Nga Sali Rexhaj

Albin Kurti e arriti qëllimin. Kosova shpallet fajtore për pengimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë, me ndermjetesimin e BE-së dhe Amerikës.

Tani Kurti e solli Kosovën në të njëjtën pozitë siç ishte Serbia e Millosheviqi pas Marrëveshjes së Rambujesë.

Kosova nuk do të bombardohet, por na pret një “Dimër i vetmisë së madhe“ si Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës.

Opozites e qytetarëve te Kosovës nuk u mbetet rruge tjeter pos qe ne kordinim me SHBA-në e BE-në te bashkohen ne nje front të përbashkët dhe ta debojne këtë demagog andej nga ka ardhë, apo t’i bashkëngjitet familjes ne Osllo, sepse ne nuk kemi atdhe tjerer pos Kosoves se integruar ne BE e NATO dhe ne raporte speciale me Ameriken.

Shume eshte derdhë djersë e gjak per liri e shtet e nuk do ta lejojmë nje demagog të kontrabanduar nga shërbimet sekrete serbe, qe te shkatërrojë çdo gje qe eshte arritur në tri dekadat e fundit.

Të ngjashme