“Kurti i theu hundët që në betejën e parë”

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 13:06 | Nga Visar Ymeri

Çfarë humbje e turpshme. Dhe e panevojshme.

Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave?

Apo thjeshtë politikisht i theu hundët që në betejën e parë. Dhe arsyeja për këtë: sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar.

Mbase prapë nuk kemi ndryshim. Prapë pushteti po mbetet pushtet. Arrogant, shpërfillës, egoist, inatçorë, me tendenca nënshtrimi e poshtërimi ndaj gjithë tjerëve, mendjen te vetja e fare të tjetri.

Sfida më e madhe e provincialit me pushtet megjithatë po mbetet e njëjta: si t’i shmangemi delirit të pushtetit e përjetimit megaloman për veten në pushtet.

Të ngjashme