Kurti i vetmi që ka prirje ose dëshirë t’u ngjajë diktatorëve

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 21:00 | Nga Betim Gjoshi

Albin K. mund të jetë politikani i vetëm në Kosovë që ka prirje për të qenë diktator, ose ka dëshirë t’u ngjajë diktatorëve.

Por, çfarë ndodhë kur dikush tenton të bëhet ose të imitojë diktatorët në një vend të vogël si Kosova, që ka prezencë një forcë ushtarake ndërkombëtare, që të gjitha punët e rëndësishme të shtetit i bashkërendon me ShBA-të dhe aleatë tjerë strategjikë?

Sigurisht se kjo ta siguron një vend në histori – atje ku qëndrojnë palaqot që dështuan të imitojnë liderët diktatorialë të botës të cilët me çmendurinë e tyre shkatërruan popujt e vet.

Patjetër se kjo tentativë nuk kalon edhe pa pasoja për një vend. Pra, palaqo Albin K. tentoi që të vendoste pushtetin absolut në Kosovë në kohë krize shëndetësore, me të cilën po përballet aktualisht Kosova dhe bota. Ora policore e vendosur nga ai, ishte shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës dhe shfaqte hapur qëllimin e tij. Bota ka plotë shembuj se si politikanët me prirje të tilla kanë shfrytëzuar kriza dhe fatkeqësi për të eleminuar kushtetutat e vendeve të veta.

Sot, fatkeqsisht Kosova nuk ka një Qeveri të plotëfuqishme sipas përgjegjësive që ia jep Kushtetuta për të përballuar pandeminë, pikërisht për shkak të pandjeshmërisë së një njeriu për shëndetin popullatës. Egoja e tij e sëmurë për pushtet ka rrezikuar funksionimin normal të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Albin K. ka mundur të shohë nëpër botë yrrneke të ndryshme se si politikanët kanë shfrytëzuar krizat dhe fatkeqësitë për të eleminuar kushtetutat e vendeve të veta dhe për të vendosur diktaturë apo pushtet të pakufizuar.

Albin K. harroi se është në Kosovë dhe se kjo nuk i dhezë.

Më shumë se 80 votat e një natë më parë Kundër Albin K. nuk janë vetëm të mjaftueshme për ta rrëzuar, por edhe për t’i treguar se Kosova nuk i toleron idetë që lindin nga egoja e sëmurë për pushtet.

Të ngjashme