Kurti po dëshiron të shuajë çdo zë kritik për qeverinë e tij

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 20:06 | Nga Betim Gjoshi

Lufta e Albin Kurtit kundër sindikatave është pasqyrë e dobësisë dhe rënies së vazhdueshme të tij.

Asnjë politikan nuk e ka humbur me shpejtësi kaq të madhe mbështetjen e qytetarëve. Shkakton ankth nëse e mendoni për një moment se mbështetja prej 51% ka rënë me vlera dyshifrore dhe nuk po ndalet.

Nëse Albin Kurti do të shqetësohej për fëmijët ai do të gjente zgjidhjen.

Por, jo!

Albin Kurti nuk është duke dëshiruar zgjidhjen. Qëllimi i tij është sundimi mbi sindikatat.

Ky qëllim i tij është i lidhur me rënien e tij, sepse kur politikanët humbasin mbështetjen e qytetarëve, ata mundohen që përmes formave jo-demokratike ta ruajnë pushtetin.

Kështu po vepron Kurti, që duke sunduar sindikatat ai po dëshiron të shuajë çdo gjë që mund të duket kritike për qeverinë e tij.

Të ngjashme