Kurti po sillet si në një ditë të zakonshme gushti, me rëndësi të duket i mençur

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:19 | Nga Berat Buzhala

Ne javen kur kane vdeke rreth 50 qytetare te republikes te cilen ai e udheheqe, e per te cilen ai i ka fituar 50.2 perqind te votave, kryeministri Kurti nuk e flet asnje fjale.

Per me teper, sikur te ishte nje dite normale e gushtit, kur asgje me rendesi nuk po ndodhe rreth tij ose vendit te tij, ai shkon dhe viziton galerite dhe jep vleresime kritike te pikturave, per t’i fascinuar fansat e tij me kinse njohurite e tij per artin.

Kurti e ka shume me me rendesi te duket i mencur se sa human. Bashkepunetoret e tij e kane thene kete. Ai nuk ka miq dhe shoke, ai ka njerez me te cilet punon ne nje moment te caktuar. Nese neser ata perfundojne nen kamion, ose nese ai i hedhe ata nen kamion (figurativisht) ai thjeshte e vazhdon rrugen e tij.

Nese as pas ketyre vdekjeve, as pas ketyre infektimeve te frikshme, kryeministri Kurti nuk gjen kohe me u marre me kete problem, por me u marre me piktura, kjo tregon qe ai te njejten qasje e ka edhe per popullin. Ai popullin e sheh jo si nje popull te tij, por si nje bashkepunetor per t’i realizuar qellimet e tij politike.

Ne kohe te krizash te ketilla, udheheqes shtetesh si Merkel, Johnson, Biden, flasin me popullin me baza ditore. Japin instruksione, perfshihen, apelojne. Ky i joni krekesohej dje qysh fale fatit rastesisht paskan shpetuar disa piktura qe gjendesishin ne objekte publike.

Ne anen tjeter disa mjerane ne QKUK nuk paten fat. Ata vdiqen sepse shteti nuk i vaksinoi me kohe. Jo vetem qe nuk i vaksinoi por beri plane dhe skema qe t’i vaksinonte pak perpara zgjedhjeve, ne menyre qe krejt dhe drejt ta fitonte edhe pushtetin komunal.

Të ngjashme