Kush shkarkohet me votë në Kuvend, e ka përfunduar mandatin

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 14:13 | Nga Muharrem Nitaj

E kuptueshme qe plot njerez duan qe Albin Kurti te mbetet Kryeminister dhe kjo eshte krejtesisht ne rregull. E kuptueshme edhe tifozeria politike, por jo edhe insistimi I vet Kurtit qe te mbetet ne detyre.

Nuk e di se çfarë kënaqesie ndien njeriu të mbetet në krye të Qeverisë duke qenë i shkarkuar me dy të tretat e votave?!

I pari qe do te duhej te reflektonte e te hapte rruge per qeveri te re, do te duhej te ishte vet Albin Kurti.

Per apologjetet e tij qe po perpiqen ta mbajne me cdo kusht Kurtin Kryeminister, edhe duke e vene ne lajthitje se dikush po don te beje grushtshtet kunder tij, megjithe permbysjen me vote ne Kuvend, nuk kam fjale!

Mund te mos na pelqej shkarkimi ose mocioni i mosbesimit ndaj nje qeverie, por rregullat ne kete vend jane keto. Kush shkarkohet me vote ne Kuvend, e ka perfunduar mandatin!

Respekt per dijen dhe ekspertizen e apologjeteve, por interpretim tjeter nuk ka!

Të ngjashme