Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë rishikim të tërësishëm të sistemit të kompensimeve financiare të deputetëve

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 10:25 | Nga Albert Krasniqi

Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë rishikim të tërësishëm të sistemit të kompensimeve financiare të deputetëve, veçanërisht të mëditjeve për pjesëmarrje në seanca dhe mbledhje të komisioneve, shpenzimeve të transportit brenda dhe jashtë vendit, dhe të komunikimit.

Duhet të balancohet mbështetja adekuate e deputetëve për të kryer punën e tyre dhe vlera që marrim për paratë që shpenzojmë. Transparenca, llogaridhënia dhe eliminimi i dyshimeve për abuzim duhet të jenë parimet mbi të cilat duhet të bëhet ky rishikim.

Deputetët duhet të kenë të drejtë të mbulimit të shpenzimeve të transportit për shpenzimet të cilat janë të pashmangshme, të nevojshme dhe ekskluzivisht në funksion të kryerjes së detyrave parlamentare. Në këtë drejtim duhet të:

  1. Ndryshohet mënyra e kalkulimit të shpenzimeve. Vendimi për kompensimi automatik vetëm me deklarim të vendbanimit duhet të shfuqizohet. Duhet të parashihen disa mënyra të transportit për të cilat caktohen tarifa të veçanta. Nëse një deputet vjen në Prishtinë me autobus, nuk ka pse t’i kompensohet shuma sa për një biletë të aeroplanit;
  2. Kërkohet dëshmia e shpenzimit (fatura që përkon me datën e aktivitetit), dhe arsyetimi i nevojës për të kryer atë shpenzim;
  3. Caktohet limiti i shpenzimeve mujore;
  4. Krijohet një mekanizëm i pavarur që në të ardhmen verifikon rastet që dyshohen për abuzim. Raportet e verifikimeve duhet të publikohen. Duhet të parashihen sanksione për deputetët që shkelin rregullat;
  5. Publikohen të gjitha shpenzimet e deputetëve në baza mujore dhe në mënyrë të detajuar.

Të ngjashme