Lajm me burime, copy paste apo screenshot…

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 00:37 | Nga Manjola Arizaj-Zeka

Tri delet e Sejdarasit…

Në vitin 1998, me një mije leke te vjetra me xhep (i kisha për te ngrënë sanduiç ose byrke), Bardh Sejdarasi, shef ekonomie-sociale te “Koha Jonë”, më nis ne QSUT-ja, për të zbuluar një “shkelje te madhe”. Tri dele kullosnin në ambientet e spitalit dhe ishte bërë nami. Prishej imazhi… duhet të gjeja arsyen pse ishin aty. Mqs nuk kisha leke për autobus (punoja me honorare) mora rrugën ne këmbë për në Qendrën Spitalore. Nga gazeta (pranë shkollës “11 Janari:) deri atje nuk ishte rruge e shkurtër.

Pasi i rashe oborrit kryq e tërthor, shiko andej dhe kendej, nuk i gjeta delet, u ktheva ne redaksi e lodhur. Kur me erdhi radha te raportoj Sejdarasi mezi po priste: He me tha”- nuk i gjeta. Mbase ka qene rastësi dhe kane kaluar aty – iu përgjigja. Mimikën e fytyrës nuk ua tregoj dot, ata qe e njohin mund ta kene parasysh. “Vajze shko te spitalet, gjej delet dhe me bej lajm. Ik tani”.

Dola nga redaksia. Nuk fola por e shava me mend. I njejti intinerar. Ne kembe, serish ne kerkim te tri deleve. Pyet andej, e pyet kendej asnje nuk i kishte pare. Isha e lodhur, e pangrene. E shterngoja fort ate monedhe.

Ndenja rreth gjysem ore, u ktheva serish ne redaksi. Nuk prita te me therriste, i shkova vete: Bardhi, nuk e di ku i ke pare delet, po atje nuk ka gje. Nuk di ca lajmi te bej”. Nuk e ngriti koken fare, por me tha: ose me bej kete lajm ose ik ne shpi.. shko ke akoma kohe.

Mgjs me duket vetja e forte, lotet i kisha ne gryke. Per here te trete, brenda dy oreve, ne kembe u drejtova per ne QSUT.

Binte shi. Per fat, cader kisha. Per here te trete, u solla rreth atij oborri. E kisha vendosur, nuk levizja nga aty pa gjetur dicka. Ora po shkonte 17.00.

Pasi i kisha humbur shpresat per te mesuar dicka, aty te Mjeksia Ligjore takoj nje mikeshen time, doktoreshe. “Nuk te kam pare ndonjehere keshtu, cfare ke tha”. Mos te zgjatem, i tregova, duke shternguar dhembet.

“Moj ti me tha me te qeshur. Po ata jane per studentet e mjekesie o goce, qe bejne praktike”. Ohhh cfare clirimi, doja te qaja nga inati dhe mezi prsija t’ja perplasja ne fytyre shefit tim. Rruga e kthimit per here te trete, ishte e tmershme. Isha lagur dhe mezi qendroja ne kembe. Mberrita ne redaksi duke u dridhur. I shkova me nje fryme te tavolina dhe i rrefeva. Pasi me degjoi tha: nuk behet, e ke vetem me nje burim.

Tmerr, me ra tavani ne koke. Doja ta kapja per gryke dhe ti jepja nje grusht te fuqishem…

E rrefeva kete histori pikerisht sot (mgjs ne ambiente te ngushta e kam treguar), pasi lajmi ka shkuar ne drejtim te paditur. Ndoshta gazetaret qe punojne neper portale, nuk e kane provuar ndonjehere terrenin, por shefat e tyre besoj, Po. Mjaft me copy paste apo screenshot, lexojeni dhe nje here para se ta publikoni, per 3 sekonds me shume, falni ato dreq klikimesh.

Të ngjashme