Lajmi është Asociacioni i Komunave Serbe

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 22:17 | Nga Dardan Molliqaj

Siç duket Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese. Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni. Nga qëndrimet e forta kundër, me vrull e shpejtësi drejt tij. Në theqafje.

Asnjë marrëveshje nuk mund të përdoret si mekanizëm legjitimues. Rreziku që i kanoset vendit tonë nga ky projekt ka dëmin më të madh se secila marrëveshje e pjesshme. Është vështirë t’i shihet fundi i lumtur një procesi që fragmenton e ndanë.

Sonte, lajmi për një marrëveshje me Serbinë lidhur me respektim të dokumenteve (ID) na u kumtua përmes cicërimave në Twitter, por pa tekst shoqërues. Na duhet ta dimë se cili është teksti? Cila është marrëveshja?

Është lajm i mirë vetëm nëse nuk ka kompromis të stilit të deklaratave e fusnotave për shtetin e Kosovës. Por së pari na duhet ta shohim tekstin e dakordimit.

Të ngjashme