LDK – Buxheti, Rezoluta dhe raportet tona me SHBA-në

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 17:42 | Nga Faton Abdullahu

Kalimi i Buxhetit dhe i Rezolutës për dialogun me Serbinë, në Kuvend tregon se sa e përkushtuar është Lidhja Demokratike që Qeveria Kurti të vazhdojë punën.

Ajo po ja zgjatë jetën Qeverisë Kurti pa asnjë rezervë, por me vendime të vendosura. Do të dukej shumë normale nëse kihet parasysh se këtë po e bën subjekti politik që është pjesë e koalicionit që ka themeluar Qeverinë Kurti.

Por si të kuptohet kjo qasje kur Qeveria Kurti po vazhdon pandalshëm ti prish raportet me SHBA-t LDK të vetëdijshëm se mund të dal dikush dhe tu thotë (sidomos ndonjë nga administrata Tramp) se me Buxhetin dhe Rezolutën, jo vetëm tërthorazi po i ndihmon politikat refuzuese ndaj SHBA – sot patëm dy reagime të serta nga zyrtarët e LDK-së.

E para e Avdullah Hotit: Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT.

E dyta e z. Skender Hyseni: Fajtor për këtë gjendje është ekskluzivisht Kryeministri Kurti dhe askush tjetër.

Në Prishtinë kësaj pune i thonë “a mu fore a”.

Grykësia e LDK-së për pushtet po i flijon edhe raportet me SHBA-n.

Të ngjashme