LDK-ja sërish e ndarë

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 13:30 | Nga Zejnullah Jakupi

Pse u largua Vjosa, pse nuk garoi mbrenda LDK-së si fraksion me listën e saj në LDK, por shkoi në VV? Për këtë ishe fajtor i zoti i shtëpisë, z. Isa Mustafa dhe kryeministri Abdullah Hoti dhe natyrisht si gjithherë Agim Veliu. Strategjia e Isa Mustafës ishte e gabuar: Ai dhe zëvendësit e tij, rreth tij, dëshironin ose dëshirojnë t´i frikësojnë bashkëpunëtorët e tyre, ata të padëgjueshmit, duke i frikësuar edhe përmes këtij autokratizmi, të dominojnë mbi ta, në mënyrë autokratike si “dhënues verbal”. Kjo vlen edhe për shumë 1 të firmave dhe kryepunëtorë në ndërmarrje të ndryshme, kur ata sillen aty si bosa, si luftëtarë të xhunglës. Ku i ka LDK-ja ata udhëheqës me intelegjencë emocionale dhe të cilët menaxhojnë në parti, me zemër?

Të mos keqkuptohem: Kryeneqësia sa shkon dhe rritet e cila e ka burimin tek shtresi, i cili shpesh i bën njerëzit budallenj. Këtë desha ta them. Dominimi i Isa Mustafës në LDK në mënyrë arbitrare ishte I gabueshëm- synimi duhet të ishte, arritja e qëllimit të përbashkët. Kritika e tepër ose paralajmërimi i kryesisë së LDK-së e cila u drejtua në mënyrë direkte ad heminem ndaj Vjosa Osmanit dhe të tjerëve, që ishin me Vjosën, e që deri në zgjedhjet e fundit më 6 tetor 2019 ishin bashkëpartiak, ishte shkatërruese për LDK-në. LDK-ja dhe liderët e saj filluan kritikën kundër Vjosa Osmanit, shpesh ky fjalor u transmetue edhe në rrjete sociale.

Metafora e Sherifes

Për tu mbrojtur, me të drejtë nga kritikat vend e pa vend nga kryesia e LDK-së dhe të Isa Mustafës, Vjosa Osmani e demonstroi në foltore të kuvendit se ajo ka principe dhe do jetë e vendosur për të vendosur rend dhe rregull si një sherif në SHBA, në rrugët e New York-ut. Ideja e saj e cila u lancua si metaforë se një politikan/ politikane duhet të jetë guvernator/gurvenatore e mirë, senator/senatore ose një prokuror/prokurore, polic/police, në kuptimin si në SHBA (sherif- shef policie), i cili ka kompetenca dhe sjell rregull dhe rend në qytetin e kaubojve. Kjo u përdorë për ta përqeshur dhe për ta tallur Vjosën. Ankuza të tilla nga simpatizuesit dhe dikur nga kryesia e LDK-së dhe përkrahësit e Isa Mustafës kaluan më vonë në rrafshin personal. Nga metafora ´sherif´, u krijua ´Sherifja´.
Në dy anët filluan kërcënimet balanale dhe fyese ndaj njëra-tjetrës dhe klima e mirëkuptimit vetëm sa shkoi dhe u ashpërsua. Kjo kritikë e ka shkatërruar gjithë energjinë positive motivuese për të bashkëpunuar mes veti. Kritika e fortë e shkatërroi edhe moralin veprues mes tyre. Por gjithsesi me lavdërime të kursyera dhe jo me sarkazëm thumbues do të kishte patur mundësi të evitoheshin keqkuptimet dhe të mund të bëhej ndoshta një kritikë më dinake (e mençur) kur thua se nuk je efikase në punë, se do t´i kishe bërë punët më mirë etj. Por as kjo nuk është preferuar në atë masë dëshiruese. Kështu, LDK-ja ju dha njerëzve me mendime ndryshe, përshtypjen, se ata do humbin shpresën për të provuar sërish në punën/mendimin e tyre. Kryesia dhe vet Isa Mustafa është dashur të bëhej preciz dhe të jep shpjegimin e duhur, të jap zgjidhje, të jap kritikë në formë lavdate, në presencë dhe jo nga distanca. Komunikimi mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit nga rrëzimi i qeverisë e Albin Kurtit u bë vetëm nga distanca dhe jo ´face to face´. Nuk ju dha mundësi palëve në konflikt, të sqarojnë gjërat dhe të merret përgjegjësi për kritikat e bëra. Dy palët ishte dashur të bëhen sensitiv, të ndjeshëm dhe empatik dhe të jenë të kujdesshëm se çfarë flasin dhe shkruajnë e deklarojnë në medie dhe rrjetet sociale dhe si i thonë gjërat! Kritikën e mirë duhet parë edhe si mundësi, se si të bëhen punët më mirë dhe jo të interpretohet ajo si akuzë personale.

Reformimi dështues

Nuk është herët të thuhet se forcmimi i LDK-së nuk bëhet duke anashkaluar Vjosën, as duke futur në listë kandidat të rinj për deputet që nuk i njeh as mëhalla e vet, saqë kur e mendon si si ishte dikur e elitës akademike, ke përshtypjen se tani LDK-ja ra nën nivelin e dëshiruar dhe të paramendur ndonjëherë se do të mund të binte LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Forcimi i partisë, nëse mund të thuhet kështu, nuk mund të bëhet përmes përjashtimit „të të rebeluarëve“ nga kjo parti. Nëse ky mendim ndryshe dhe rebelim i Vjosës do të dukej nga kryesia si jashta normave të udhëheqësisë aktuale, atëherë, siç e tham, e vetmja mundësi dhe rrugëzgjidhje do të duhej të ishte formimi i fraksionit brenda partisë, i cili do të tubonte të gjithë përkrahësit e Vjosës dhe ky fraksion do të garonte brenda LDK-së. Kjo do të tregonte pastaj se sa veta e përkrahin Vjosa Osmanin brenda LDK-së, d.m.th. sa elektorat do ta votonte atë. Ky veprim gjithashtu do të pamundësonte përçarjen dhe ndarjen e LDK-së, siç ka ndodhur në të kaluarë me LDD-në.
Përjashtimi i Vjosës nga LDK, edhe pse ajo akoma nuk ka formuar parti të veten dhe ndoshta nuk duhet ta bëjë, por të mbijetojë brenda një subjekti tjetër, siç është tani me listës e saj brenda VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, tregon gjithsesi se Vjosa Osmani është akoma në LDK dhe jo në VV. Ajo me orientimin e saj ideologjik bashk me Donika Gërvallën, nuk do të kalojnë ose nuk do të shkrihen në VV, siç supozohet në opinon nga krerët e LDK-së dhe analistët e shumtë. Prononcimet e kryetarit të LDK-së se ato do ta bëjnë një gjë të tillë janë të pamatura dhe të nxituara.
Dhe përfund si rikapitulim i asaj që thamë do të mund të përsëritej: Për një përafërim mes Vjosa Osmanit dhe kryesisë së LDK-së dhe vet Isa Mustafës do të kishte ndodhur qysh herët, menjëherë kur u formula qeveria e Abdullah Hotit. Tek dyja palët është dashur të kishte një vetëpërmbajtje në deklarata për të mos zgjeruar hendekun mes tyre. Nëse dyja palët do të kishin patur një gjuhë më të matur dhe të kishin mund të bënin një menaxhim të emocioneve ashtu si duhet, nuk do të kishte shpier kjo gjendje deri aty ku gjenden tani, të ndarë. Kryetari i LdK-së z. Mustafa s´bashku me kryesinë ishte dashur ta thërrasin z. Osmani, nga fillimi dhe, të bisedojnë për ta gjetur zgjidhjen. Kështu ata do kishin bërë një ´luftë´ të brendshme. Njerëzit e aftë do të ishin bërë tufë rreth LDK-së dhe jo të tundosen për të ikur prej saj. Me këtë LDK tregoi se nuk është e aftë të reformohet. Ajo ka më shumë afinitet t´i largojë se sa t´i pranojë ata që nuk përshtaten me kryetarin dhe vartësit e tij. Dyja palëve ju duhet disi të fusin në funksion intelegjencën emocionale, deri sa gojën e kanë plotë lavdata se janë leder. Të jesh lider do thotë, të kesh aftësi për tu marrë me të tjerët dhe me veten, siç preferon Daniel Goleman, professor i Harvard-it, në librin e tij me titull: The Power of Emotional Intelligence. Motoja kryesore e librit është:
Të udhëheqësh me intelegjencë emocionale do të thotë të menaxhosh me zemër!

Të ngjashme