Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet evropiane që nuk ftohen nga ShBA-ja në Samitin e Demokracisë 2021 – është BËRTIMË

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 10:36 | Nga Ilir Ibrahimi

Deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtme më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës.

Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet Evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021 – është BËRTIMË

Presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës.

Kryeminstri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe t’i kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të marrëdhënieve me aleatin kryesor.

Askush nuk mund t’i japë vetes luksin që për bindje idelogjike, të vërë në pikëpyetje interesat strategjike të vendit.

Të ngjashme