Lërini mediet të informojnë

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 09:09 | Nga Rrahman Paçarizi

Sulmet ndaj medies, duke apostrofu nje medium me emer, jane qasje te rrezikshme per demokracine dhe per fjalen e lire. E tille ishte mesymja e Rexhep Qosjes, e tumirur nga kryeministri Edi Rama. Jane edhe me te rrezikshme keto sulme kur vijne nga njerez me ndikim ne krijim e opinionit, fuqi kjo e ndertuar permes te pasurit te privilegjit per t’u ngrite ne figura te fuqishme, permes mediumeve si librat shkollore, gazetat, radio e televizioni, ne kohen kur keto mediume ishin monopoliste e krijimi i opinionit i kontrolluar nga partia-shtet.

Si i tille, Qosja ka ndikim per krijim opinioni sidomos te njerez qe nuk e kane lexu, por e kane adhuru me te nime. Ata qe e adhurojne me te nime dine te jene te rrezikshem pasi ia japin besimin ne menyre joracionale, pa kushte…
Qosja e ka vendin e tij ne letersi e ne kritike, por edhe ne politike. Nuk besoj se i ben nder kjo menyre e marrjes me mediet.

Nga ana tjeter, ngutja irracionale e Edi Rames per ta mbeshtetur kete sulm te Qosjes kunder T7 dhe Gazetes Ekspres eshte krejt brenda arsenalit te tij qe para se gjithash eshte poshterues dhe ofendues. Rama, duke e mendu Kosoven nje province orientale perdor me perçmim fjalet “hallall”, dhe konteston “din e iman” te gazetareve. Keto fjale nuk jane shtresa leksikore e zakonshme e Rames. Ai mendon se duke goditur me keto fjale krijon me shume influence te shqiptaret e Kosoves sipas tij provincialiste.

Gabon Rama rende, pasi fjalet hallall dhe sintagmen Din e Iman shqiptaret e Kosoves i kuptojne ne kuptimin e tyre te pare e jo si perçmimi i Rames, se shqiptaret e Kosoves e kane praktikuar religjionin tolerant mysliman a katolik.

Ne situata kur kombet e shtetet e tyre jane ne kapercyell ndryshimesh, frustrimet jane te medha. Njerezit publik shantazhohen, kercenohen e linçohen publikisht.

Te gjithe mund te jemi cak i ketyre shantazheve, linçimeve e kercenimeve. Prandaj, solidariteti me T7 e Gazeten Ekspres eshte per mua mbrojtje e fjales se lire, mbrojtje e demokracise. Mediume te mira jane ato qe here na pelqejne e here jo, pasi vetem ne ato medie ka pluralizem idesh dhe hapesire per mendime te ndryshme.

Sulmet ndaj medieve dhe njerezve qe thone hapur mendimin e tyre, duke perdorur metoda linçimi te viteve ’90 vertet jane shtypese per fjalen e lire dhe nuk jane fjale e lire ne asnje menyre.

Të ngjashme