Letra e tretë e presidentit sinjal se ai do të mandatojë dikë nga LDK-ja

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:17 | Nga Fidan Rama

Letra e tretë e presidentit dërguar Kurtit është sinjal i qartë se ai do të mandatojë emër tjetër, në këtë rast nga LDK-ja.

Vendi brenda pak ditësh pritet të ketë Qeveri të re
LDK-AAK-NISMA -AKR dhe minoritet qe gjithsej kanë 67 deputet, minus 3 apo 4 nga LDK qe mund të mos e përkrahin këtë koalicion të ri, por prap mjaftueshëm 61 vota për marr bekimin e Kuvendit.

Kjo Qeveri e re po krijohet mbi iden qe brenda 14 muajsh të mbyllet marrveshja me Serbinë, të aprovohen pako miliardëshe si ndihmë për Kosovën dhe të liberalizohen vizat, qe duket shumë optimiste për koalicionin e ri por aspak e besueshme se mund të ndodhë në këto rrethana.

Deri atëhere PDK mbetet në opozit, do ta përkrah dialogun dhe marrveshjen me Serbinë, ndërsa LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pas veprimit të Presidentit qe mandatari t’i kaloj LDK-së.

Nuk do mend se kush mund të jetë përfituesi me i madh nga partitë në rrethana të tilla.
Nëse plani i përmendur më lartë nuk arrihen nga Qeveria e re, mos u quditni as me sondazhe e as me vota nësë LVV në zgjedhjet e ardhshme fiton mjaftueshëm numra të deputetëve për ta krijuar e vetme Qeverinë në këtë rast në koalicion vetëm me minoritetet.

Të ngjashme