Ligji mbi Policinë e Kosovës duhet ndryshuar dhe plotësuar (Pajisja me Video Kamera Individuale) e nevojshme

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 10:00 | Nga Skender Berisha

Republika e Kosovës, si një vend demokratik, me rendin e saj kushtetues garanton të drejtat e qytetarëve dhe lejon nxjerrjen e rregullave të cilat nuk bien ndesh me të drejtat dhe liritë e njeriut si komunitete të barabarta në tërë territorin e saj.

Kur flitet për mbajtësit e rendit dhe rregullave ligjore të përcaktuara si rregulla të përgjithshme për qytetarët e kosovës, jo rrallë herë flitet për pakënaqësitë dhe sjelljen jo të drejtë të policisë së kosovës kundrejt qytetarëve, të cilët me ankesat e tyre drejtuar institucionit të Inspektoratit Policor marrin edhe trajtimin e veçantë si raste, pasiqë që ky Institucion i merr në konsideratë dhe punon për rritjen e besueshmërisë duke i shqyrtuar në përpikmëri si raste të veçanta.

Ndihma e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës që nga themelimi i saj nuk ka munguar, dhe respektimi i saj ka qenë në kontinuitet. Por, nga zhvillimet e vazhdueshme të jetës publike dhe masat e marra në mënyrë profesionale nuk kanë lënë anash ndonjëherë edhe ndonjë shmangie apo tejkalim të masave që do të duhej marrë nga personeli policor. Andaj rastet të cilat lënë për t’u dëshiruar japin mundësi që të bëhet një ndërhyrje në ligjin për Policinë e Kosovës sidomos te Neni 25 që ka të bëjë me vëzhgimin parandalues të vendit publik, e që do të duhej të ndërhyhet edhe plotësohet me një paragraf e që lidhet direkt me pajisjet me mjete (Video-Akustike Individuale).

Në këtë nen propozohet të shtohet edhe paragrafi 25.5.

“Policia e Kosovës të pajiset me Video Kamera Individuale, poashtu edhe në veturat zyrtare të saj që përdoren në kryerjen e detyrave të saj. Këto pajisje të jenë të ndezura në mënyrë permanente nga personeli zyrtar policor. Qasja në video akustik të jetë vetëm nga personat e autorizuar dhe të jenë të koduara për personat e paautorizuar. Incizimet mundësojnë vëzhgimet nga afër dhe ndihmojnë në parandalimin dhe verifikimin e shumë qështjeve që kanë të bëjnë me policinë dhe për nevojat e brendshme institucionale policore apo edhe për nevoja të gjykatës.

Këto Incizime të mbahen jo më gjatë se (30) ditë nga dita e incizimit, përveç kur pas kontrollimit dhe verifikimit të saj vërtetohet se incizimi përmban të dhëna për veprimtari kriminale apo tejkalim të kompetencave nga ana e zyrtarit policor.

Mbajtja e këtyre të dhënave më gjatë se kjo periudhë bëhet vetëm në rastet e parapara me ligjin në fuqi”.

Kjo ndërhyrje në ligjin për Policinë e Kosovës, duke ndryshuar dhe plotësuar rregullat e saj të brendshme, ndihmon dhe rrit besueshmërine dhe kredibilitetin e Policisë së Kosovës, duke shtuar mundësitë që trajtimi i rasteve të veçanta të ketë trajtim duke zvogëluar edhe dyshimet nga më të ndryshmet e ngritura.

Rastet sikur ai në Shqipëri i vrasjes së një të riu javën e fundit, ka ngritur alarmin në instancat më të larta në vend. Ngritja e pakënaqësisë së qytetarëve dhe organizimi i protestave në Shqipëri është edhe një motiv shtesë që të punohet në këtë drejtim, duke shtuar kapacitetet e sigurisë dhe eliminimin e mundësive për keqmenaxhim të situatave të cilat janë në punën e përditshme të Policisë.

Kostot e fillimit të plotësimit dhe ndryshimit të ligjit të Policisë së Kosovës kanë implikime bugjetore shtesë si fillim, ngase kërkohet investimi i drejtëpërdrejtë në pajisje teknologjike, rritje të stafit përcjellës dhe menaxhues të tyre, por gjithsesi ndihmesë edhe e trajtimit dhe zgjidhjes së shumë problemeve potenciale në terren.

Një polici e tillë, me një potencial të tillë do të ishte edhe një arsye më shumë që të klasifikohet si njëra ndër vendet me Policinë më të përgatitur dhe më të pajisur me teknologji në rajon dhe më gjerë.

Kërkesa për ndryshime në ligjin për Policinë e Kosovës janë bërë edhe më herët nga akterë të tjerë, me kërkesat për zvogëlimin e kohës së shërbimit në Polici (koha e pensionimit), pastaj pensionimi i parakohshëm kur zyrtarët vuajnë nga sëmundje të rënda e kështu me radhë,  qështje të cilat i përkasin ekspertëve të sigurisë, duke i adresuar si qështje që kërkojnë trajtim në të ardhmen e afërt si probleme që Policia e Kosovës ka bërë dhe bënë vazhdimisht nëpërmjet përfasësuesve të tyre sindikal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme