Liri Loshi – dhe “mëkati fillestar” i intelektualit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 21:56 | Nga Liri Loshi

(Ose vështrim analitik për zhgënjimin e tij në Lëvizjën Vetëvendosje!)

1.
Intelektuali nuk duhet me leju prostituimin e dijes. Ai nuk bân “ne” me askë. Âsht vetmitar. Ideologjitë e mdhaja nuk duen mendje po trupa.
Numra.
Gustav Lë Bon që në fillim të shekulli 20 në librin e tij “Psikologjia e popujve dhe e turmave” thojke se kur ni ide merr ni formë të caktueme dhe futet në shpirtin e masave atëherë ajo formon ni dogmë dmth ni nga ato te vërtetat absolute, qe nuk lejojnë kundërshtime.
Dogma e Albin Kurtit u kriju në kundërshtim të çdo gjëje (edhe Rambouillet edhe Pakos Ahtisaari e 17 shkurtit, pra edhe në kundërshtim me vet intervenimin e NATO-s, shpesh tue cilësu si intervenim për interesat imperialiste të ShBA-së, e vet pa pasë ni qëllim final.
Liri Loshi i ka besu (ose ka dashtë me i besu?) kësaj dogme.

2.
Liri Loshin e kam pasë koleg (dikur edhe redaktor) në Bota e re, më 1984-6 dhe qe atëherë kemi rezistu bashk kundër fashizmit serb, e secili në mënyrën e tij.
Ka qenë i guximshëm. Ishim të guximshëm.
Masi ai iu bashku UÇK-së (mjek lufte) m’u pat dyfishue respekti për të!
Ai mblodhi fakte (incizim) për masakrën e Izbicës dhe dëshmoi për të në Hagë.
E pandehja se e kishte realizu e përmbush vetvetën…
Por jo, ai hyni edhe në ni sfidë. Diqysh qorraz, si shumë tjerë, që i rezistojnë të vërtetës (realpolitikës) dhe binden nga idetë populliste, pra nga dogma si ide e përpunueme.

2.
Vitin e rândë 2020, Loshi u rreshtu me shkrime, me Lëvizjën Vetëvendosje dhe pos mvrojtjës me e pa arsye, të kësaj lëvizje, ai nisi edhe me i fye e denigru të gjithë ata që rezistonin kundër fake news që shpërndaheshin nga Bataloni X i internetit tue rreknye e përlye çdo gjâ që vlen në Kosovë, e tue ngritë nalt flamujt e popullizmit deri në vendosjën e mobocracy-së (pushtetit të turmave);
Loshi (nga Kanadaja ku jeton) me ni dorë shkronjtoresh kosovarë në Europë “vendosën” se si e nga kush duhet të qeverisemi ne, kosovarët, që nuk e kishim lshue për asni çast Atdheun!
Të kamun, të sigurt me tanë familjën (siguri fizike e emocionale, shkollë të mirë për fëmijtë e tyne e punë që paguhet mirë për vete) na u vërsulën aq pamëshirë, në ni luftë të pashpallun por të egër, secilit që paraqiste deri tani diçka në Kosovë.
Tue na identifiku me abuzuesit, krijuen opinion të keq, sidomos tek mërgata jonë e painformuene kurrë boll dhe kurrë drejt – për ne – ni dorë gazetarësh kritikë që iu bashkuem sëfundi pushtetit si këshilltarë politikë.

3.
Prapa formules “te gjithe si nje trup i vetem” dmth “krejt” – fshihet perligjja e autokracive totalitare dhe jo e demokracive.
Kolegu im Liri Loshi, kështu e bani “mëkatin fillestar”, theu ni nga urdhnat thelbēsor që e udhëheqin në jetë intelektualin: Nuk dyshoi në të vërtetat e liderit!

4.
Dhe me të fitu Revolucioni, “viktima” e parë e tij u bâ pikërisht Liri Loshi, parimësia e tij. Ai duke qenë në listën e VV, për deputet, u la krejt vetëm si shumë tjerë, sepse nuk e zotnon dogmën dhe luftën me fake news, kundër të gjithë tjerëve përballë, dhe vjen dita e pështyn idenë që i kishte besu verbnisht!?
Nisë me u kfjellë.
I kam shkru shpesh dhe bâ vrejtje kolegiale, porse rreshtimi i tij ishte aq i hekurt, sa nisi të më sfidonte publikisht, derisa u detyrova me ia vu ni bllok në Facebook.

5.
Le Bon paralajmëronte si mund të na turbollohet arsyeja e të biem pre e ni lideri, i cili turmën e përdor për qëllim të tij, por nuk e drejton kah ni qëllim që i garanton lumtuni. Ai shkruente se kur idetë i janë nēnshtru përpunimit të ngadalshëm, fuqia e tyne âsht esht mjaft e madhe sepse ARSYEJA nuk ka mâ pushtet mbi to.

6.
Qe çka po thotë tashti miku im, ish gazetari, luftëtari e mjeku Liri Loshi:

“Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll”, thuhet në postimin e tij.
“Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë. Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!”
Liri Loshi iu rikthy parimeve.

P.S.

E tash, Liri, duhesh me hy në betejën e re, lufto me i rikthy kolegët e miqt, që i humbe dhe me i marrë faktet si të mirqena e me i braktisë besimet në dogmë.
Uroj me ia dalë tash me u rikthy tek mendimi racional.
Në, ose jasht VV-së.
Unë psh. nëse të intereson kjo, nuk jam idhnue. As zhgënjy. Sepse nuk kam pasë pritje të mëdha! I kam shërby shtetit aty ku kam mendu se di dhe mundem. Udhës e kam bâ dhe ndoj hajr, kam dhânë ndoni ide, pa lypë me asgjâ, as pare e as favore!
Tash jam sërish në shtëpi.
Aty ku ndjehem komod, në profesion.
Kurdo që na bahet puna pijmë kafe!
—————————————————-
Në fotografi: Ni pjesë e redaksisë së botës së re, 1985. Liri Loshi i treti (nga e majta), unë i parafundit.

Të ngjashme